Dekani i Arteve akuzon drejtuesit e Akreditimit për vendime hakmarrëse

Mosakreditimi nga Agjencia Kosovare e Akreditimit i asnjërit nga 17 programe sa ka Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës, është kthyer në arenë akuzash ndërmjet dekanit të këtij Fakulteti, Adem Rusinovci, dhe kryetares së Këshillit Shtetëror të Cilësisë në AKA, Ferdije Zhushi.

Rusinovci akuzon Zhushin se po i hakmerret për shkak se dhëndri i saj, Burim Gora, që është asistent në këtë Fakultet, nuk është propozuar për avancim në konkursin e fundit të UP-së, e të cilin propozim duhet ta bëjë Komisioni recensues i Fakultetit, shkruan sot «Koha Ditore».

Ndërkaq, Zhushi mohon këto akuza, duke thënë se dhëndri i saj nuk është përzier në këto punë, porse Rusinovci përmes këtyre akuzave po mundohet t’i ikë përgjegjësisë si dekan për mosakreditimin e programeve në Arte.