Dëgjo, Izrael

Foto: Shutterstock



Kur na përndiqnin neve
unë isha njëri prej jush
Si mund të mbes i tillë
nëse ju bëheni persekutorë?

Malli juaj i madh ishte
të bëheni si popujt e tjerë
që juve ju vranë
Tani jeni bërë si ata

I keni mbijetuar
ata që ishin të tmerrshëm ndaj jush
A jeton tmerri tani
edhe më tutje brenda jush?

Të keqtrajtuarit i urdhëruat:
«Hiqni këpucët»
Dhe si kurbanin
u grahët atyre nëpër shkretëtirë

në xhaminë e madhe të vdekjes
sandalet e së cilës janë plot zall
por, ata nuk e pranuan mëkatin
që ju deshët t’ua ngarkoni

Gjurmët e këmbëve të zbathura
në zallin e shkretëtirës
mbijetojnë shenjat
e bombave dhe tankeve tuaja.

Nga gjermanishtja:
Enver Robelli

Autori është poet hebraik.