Deda kërkon nga Mustafa e Thaçi ta lirojnë Kurtin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, nëpërmjet një statusi në Facebook ka kërkuar nga krerët e shtetit që ta lirojnë ish-liderin e VV-së, Albin Kurtin, i arrestuar para pak çastesh.




Deda, që ka deklaruar disa herë se zgjidhja për krizën politike në vend është dialogu ndërpartiak, ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e tij duke thënë se «në të kundërtën shkuam posht’ të gjithë së bashku».

«Arrestimi i Albinit i kontribuon tensionimit të situatës në Kosovë. Për fat shumë të keq, spiralja e dhunës po merr hov. Në vend se të përpiqen ta mbajnë të burgosur, Isa Mustafa e Hashim Thaçi duhet ta lirojnë Albinin dhe menjëherë të ulen në tavolinë me Visarin, Ramushin e Fatmirin dhe ta gjejnë zgjidhjen për krizën politike në shtet. Në të kundërtën shkuam posht’ të gjithë së bashku!», ka shkruar Deda në Facebook.