Debati republikan: Të gjithë kundër Trumpit

Donald Trump, kandidati republikan për nominimin presidencial është sulmuar ashpër nga rivalët e tij gjatë debatit mes gjithë kandidatëve republikanë për zgjedhjet e 2016-ës.

Republican U.S. presidential candidate businessman Donald Trump reacts during the second official Republican presidential candidates debate of the 2016 U.S. presidential campaign at the Ronald Reagan Presidential Library in Simi Valley, California, United States, September 16, 2015. REUTERS/Lucy Nicholson



Trump, i cili udhëheq në anketa krahasuar me të tjerët, gjatë debatit refuzoi të kërkonte falje për komentet e tij rreth gruas së rivalit, Jeb Bush.

Ai përjetoi momente të pakëndshme edhe kur rivalja, Carly Fiorina, shkaktoi duartrokitje të audiencës derisa komentoi rreth shakave të tij të fundit për pamjen e saj.

15 republikanë janë në garë për të marrë nominimin partiak për Shtëpinë e Bardhë.

Për pak më shumë se 1 vit deri në ditën e zgjedhjeve, përplasje pati mes Trump dhe Jeb Bush, sidomos kur ky i fundit i tha biznesmenit miliarder t’i kërkonte falje gruas së tij, pasi kishte thënë që Bush po sillet butë me emigrantët ngase gruan e ka meksikane. Trump refuzoi.