Debat i ri lidhur me atentatin e shqiptarit nga Zvicra në Turqi

I riu me prejardhje shqiptare, Ç. R., i rritur në Aargau, ushtroi në Turqi një sulm vrastar. Tani po shkakton debat materiali zviceran luftarak që ka përdorur ai.

25-vjeçari Ç. R., me prjardhje nga Kosova, është rritur në Brugg të Aargaut. Për shkak të delikteve të shumta, më 2013 ai u dëbua nga Zvicra. Tani mendohet se ai është frymëzuar me idetë radikale islamiste që gjatë qëndrimit në burgjet e zvicrës. Pas largimit nga Zvicra për në Kosovë atë e kanë rekrutuar fanatikë fetarë për në xhihad. Bashkë me dy terroristë të tjerë ai kreu një sulm në Turqi, me ç’rast u vranë tre persona. Nga 2014-ta ai qëndron në një burg turk i dënuar me dënim të përjetshëm.

Tani gazeta zvicerane «SonntagsBlick» lajmëron se Ç. R. në sulmin e tij terrorist ka pasur edhe katër granata zvicerane të prodhimi të koncernit të armëve Ruag. Ky informacion ka dalë nga aktakuza, të cilën e disponon gazeta zvicerane, e cila e jep edhe modelin e tyre. Sipas raportit, këto armë vijnë nga një eksport i vitit 2003, kur koncerni u kishte shitur 225’000 armë të këtilla Emirateve të Bashkuara Arabe – me porosinë që të mos i përcillte më tutje.

Televizioni zviceran më pas ka gjetur që pronarët e rinj të këtyre armëve këtë porosi nuk e kishin marrë seriozisht. Tani supozohet që këto armë i janë dhuruar Jordanisë, ku përsëri nuk ka në qëndruar gjatë. Ato dikur pëfunduan në Siri, ku i kanë rënë në dorë edhe Ç. R.-së…

Rasti e ka vënë në pozitë të vështirë koncernin zviceran të armëve. Zëdhënësi i saj e refuzon përgjegjësinë që i ngarkohet. Sipas tij, koncerni u përmbahet rregullave zvicerane për eksportin e armëve. Ajo vet nuk ka eksportuar kurrë armë në Siri. Zvicra ndërkohë i ka ashpërsuar rregullat e transferit për partnerët e saj në tregtinë e armëve, që kur më 2012 doli se granata zvicerane po përdoreshin në Siri. ks