Dashni VI

Pamje nga Toskana, Itali. Foto: Shutterstock

Unë e ti kemi me u takue
në det
ti si ujë
unë si lule lotusi

Ti ke me më bartë
unë kam me të pi

Do t’i takojmë njani-tjetrit
para të gjithë syve

Edhe yjet
kanë me u habitë:
këtu dy veta
u shndërruen
në andrrën e tyne
e cila i kishte zgjedhun ata

(Përkthye nga E.R.)