Dashni IV

Pamje nga Liqeni i Durmitorit në Mal të Zi. Foto: Shutterstock

Dy re
përqafohen
së shpejti ato
kanë me na përqafue neve

Në mal
rritet një djep
thirrje joshëse dhe përgjigje

Dy pëllumba
në oborrin e përparmë të tempullit
të fejuem

Unaza
e ka gjetë një gisht
i cili s’e lëshon më atë

Nën baldakin
duvaku
e ka formën e mëllenjës
ajo këndon
mbi buzët e nuses

Trëndafilat i vënë
shpatat e tyne në gjumë

(Përktheu: E.R.)