Dardania po do që shpejt të bëhet me Qendër Mjekësore

Largësia deri 17 km nga Ferizaj i ka shtyrë banorët e fshatit Dardani të kërkojnë ndërtimin e një Qendre Mjekësore Familjare, raporton KTV.




Ata e shohin të arsyeshme ndërtimin e një qendre të tillë, pasi sipas tyre, ambulanca aktuale nuk punon gjatë tërë kohës dhe qytetarët nevojtarë duhet që shërbimet mjekësore t’i kërkojnë në spitalin rajonal të qytetit.

Qerim Lipovicës sa herë i bie të shkojë në spitalin e Ferizajt, dhimbja për humbjen e gruas sa vjen e i shtohet.

Kërkesën e banorëve të kësaj ane e ka paraqitur në Kuvendin Komunal asamblisti Xhevat Sallahu. Ai përmend disa nga arsyet që, sipas tij, kërkesa e banorëve duhet të plotësohet.

Premtimin për ndërtimin e kësaj qendre, Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj thotë se shumë shpejt do ta realizojë.

Deri në ndërtimin e një qendre të mjekësisë familjare, banorët e fshatrave Dardani, Zllatar dhe Mirosalë do të vazhdojnë të marrin shërbimet mjekësore në këtë ambulancë.