Dardagny e Gjenevës, me origjinë shqiptare?!

[Best_Wordpress_Gallery id=”98″ gal_title=”Dardagny”]

Jul Cezari, për guvernator në rajonin e Liqenit të Gjenevës, e kishte emëruar Dardanicumin me prejardhje nga Kosova e sotme, i cili me vete paskësh sjellë familjarë e miq për t’i formuar disa fshatra në këtë anë. Sipas Eqrem Çabejt, në rrethinën e Gjenevës janë gjetur më tepër se 50 toponime që kanë kuptim vetëm në gjuhën shqipe.

Teksti e fotot Rexhep RIFATI

Fshati Dardani – në origjinal: Dardagny – në perëndim të Gjenevës, është përherë tërheqës. Sidomos në vjeshtën e vonë, kur bëhet vjelja e rrushit. Vreshtat e panumërta, zaten janë burim kryesor ekzistence prej shekujsh në këtë anë. Lokalitetin e bëjnë tërheqës shtëpitë e vjetra mbi 200-vjeçare të banimit. Dardania helvetike tërheq vizitorë nga anë të ndryshme.

Ky vendbanim për shqiptarët e ka një domethënie paksa më të veçantë. Elementet që lidhen me gjurmët antike nga periudha ilire-romake ngjallin kureshtje dhe nxjerrin pyetje të shumta. Sidomos emri. Vëllezërit Jakup e Islam Reka, me prejardhje nga Kaçaniku, dhe Nexhmedin Ilazi, nga Ferizaj, me banim në Gjenevë, më shoqërojnë gjatë vizitës së tretë këtij vendi.

Dardagny edhe më parë kishte tërhequr vizitorë shqiptarë, studiues e diplomatë. Analogjia ndërmjet Dardanisë ballkanike dhe Dardagny-së helvetike e kishte shtuar interesimin për të mësuar për gjurmët iliro-shqiptare në këtë pjesë të Zvicrës. Sipas shënimeve të Eqrem Çabejtë, vetëm në rrethinën e Gjenevës janë gjetur më tepër se 50 toponime që kanë kuptim vetëm në gjuhën shqipe.

Analogjia ballkanike me atë helvetike

Mbështetur në disa të dhëna të Jacque Davierle: «Dictionnaire historique de la Suisse», fshati Dardagny në Kantonin Gjenevës mund të ketë gjurmë të paraardhësve tanë. Kjo ilustrohet me faktin se deri në vitin 1093 ai e mbante emrin Dardaniacum, ngjashëm me Dardaninë ballkanike.

Në rrugë të bien në sy njerëz të moshuar. Fshati është i «konservuar», si vendbanim me prejardhje antike. Aty nuk sheh objekt të ri, kurse gjurmë nga e kaluara has në çdo hap. Në hyrje të fshatit mysafirët i pret lokali Auberge de Dardagny – Hani i Dardanisë, i vizituar ditë e natë.

Historia e këtij vendi daton që nga neoliti. Mësohet se gjatë punimeve aty është gjetur një sëpatë e asaj kohe. Objekti i parë që është ngritur këtu, pos një kështjelle, është kisha e Shën Pjetrit, në qendër të vendbanimit. Pronar qendror i këtij vendi, në vitin 1280 përmendet Amioni i Dardanisë (Amyon de Dardagny). Thuhet se ai këtë vend e kishte marrë si trashëgim për 30 libra.

Tetë-nëntë shekuj më vonë, në librarinë e Dardanisë zvicerane takojmë libraren rreth 80-vjeçare, zonjën Danièle Bagnoud, e cila nuk mund të ndahej nga librat e vjetra që flasin për historinë e këtij vendi. Ajo shfleton dëshmi nga periudha kur ky vendbanim qe pushtuar nga Perandoria Romake, e cila me gjasë solli ushtarë edhe nga Dardania ballkanike.

«Nga origjina e largët jemi shqiptarë»

Më parë, Dardaninë helvetike e kishte vizituar edhe ish-ambasadori i Shqipërisë në zyrat e OKB-së në Gjenevë, prof. dr. Ksenofon Krisafi. Në një artikull në «Mapoonline», ai shkruan: «Përtej misionit tim zyrtar, isha shumë i interesuar rreth Zvicrës dhe çfarë e lidhte atë me Shqipërinë… Në rrethinat e Gjenevës është një fshat që quhet Dardagny, me banorë të ardhur nga Dardania e dikurshme, Kosova e sotme, të vendosur aty që nga koha e perandorit romak, Jul Cezari. Shkak i këtij zbulimi u bë dëshira për t’i vizituar kantinat e verës së asaj zone. Një mik imi më krijoi kontaktet me zotërinë, Pier Mermier… I telefonoj dhe i them se jam ambasadori i Shqipërisë në Gjenevë dhe se doja ta vizitoja kantinën e tij. Ai më tha: ‹Mirë se të vish, vëllai im!› Më bëri përshtypje dhe e pyeta: ‹Pse më quan vëlla?› ‹Ta sqaroj kur të vish›, më tha. Shkuam në fshat, e vizituam kantinën, e cila ishte e mrekullueshme, dhe Pieri më thotë: ‹Të thashë që je vëllai im, sepse edhe ne nga origjina e largët jemi shqiptarë nga Dardania›. M’u duk e pabesueshme, por ai më siguroi se ky fakt figuronte edhe në enciklopedinë zvicerane. Pasi i degustuam verërat, ma solli enciklopedinë dhe në të kishte pak rreshta, ku thuhej se Dardanicum, një funksionar ilir i caktuar nga Jul Cezari si guvernator në rajonin e Liqenit të Gjenevës, kishte sjellë me vete familjarë dhe miq që ishin vendosur atypari dhe kishin formuar disa fshatra, por Dardagny-ia ishte bërthama më e madhe me origjinë shqiptare…»

Trashëgimtari që e ka dëgjuar historinë

Gjatë vizitës së fundit takuam dy të moshuar në ish-kalanë e fshatit Dardagny, që tash është kthyer në ndërtesë komune. Pyetja jonë ishte se ku mund ta takonim zotëri Pier Mermier, për të cilin bënte fjalë në shkrimin e tij ambasadori shqiptar. «Shtëpia e tij gjendet në hyrje të fshatit. Por, Pieri ka vdekur dhjetë vjet më parë», u përgjigj një grua e moshuar.

Megjithatë, e vizituam shtëpinë e Mermierit dhe kantinën e vjetër të verës, Clos de la Donzelle. Aty e takuam pronarin e ri, Bernard Vuagnat-Mermier, djalin e motrës së të ndjerit Pier Mermierit, që ambasadorit shqiptar i kishte thënë: «Nga origjina e largët jemi shqiptarë». Për këtë histori dhe për këtë lidhje të largët dardane kishte dëgjuar edhe vetë Bernard Vuagnat-Mermier. Më pastaj, trashëgimtari i familjes Mermier, Bernard Vuagnat, na tregoi se ai e vazhdon zejen e të parëve të tij. Na dërgoi në podrumin e verërave, ku edhe më tej janë në përdorim pajisjet dhe fuçitë e vjetra të verës mbi 200-vjeçare.

Kudo që të sillesh nëpër Dardagny sheh lashtësinë që jeton akoma. Ruhet e kultivohet si diçka me vlerë, ndaj edhe shijohet e përjetohet edhe nga mysafirë të shpeshtë. Ndër ta edhe shqiptarë.[Best_Wordpress_Gallery id=”98″ gal_title=”Dardagny”]

Kudo që të sillesh nëpër Dardagny sheh lashtësinë që jeton akoma. Ruhet e kultivohet si diçka me vlerë, ndaj edhe shijohet e përjetohet edhe nga mysafirë të shpeshtë. Ndër ta edhe shqiptarë.