Danimarka ndëshkon imamët predikues të dhunës – ua ndalon hyrjen në vend

Danimarka do të ndëshkojë predikuesit që nxisin veprimet kriminale dhe «predikuesit e urrejtjes» do t’i fus në listën e zezë të Danimarkës, ka thënë Qeveria të martën, pasi një dokumentar për imamët që avokojnë veprime ilegale nxiti kontradikta në mbarë vendin në muajin shkurt.




Dokumentari shfaqte pamje të kapura nga kamerat e fshehta të imamëve nëpër xhamitë e Danimarkës që avokonin ndëshkimet trupore ndaj fëmijëve, gjuajtjen me gurë dhe rrahjen me kamxhik të grave tradhtare dhe të atillë që i detyronin femrat të kryenin marrëdhënie seksuale me bashkëshortët e tyre të dhunshëm, raporton Reuters.

«Do të kriminalizojmë sanksionimin e veprave të dënueshme në edukimin fetar», ka thënë ministri i Kishës dhe i Kulturës, Bertel Haarder. Kjo nuk do ta komprometonte Kushtetutën daneze dhe konventat ndërkombëtare, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

«Kemi shoqëri paralele në Danimarkë që fatkeqësisht bëjnë dëme të mëdha, posaçërisht ndaj të rinjve», tha ai, duke vënë theksin se Shteti Islamik tërheq më shumë luftëtarë nga Danimarka se nga çdo shtet tjetër, përjashto Belgjikën.

Një listë prej personave që janë të njohur për predikime të gjuhës së urrejtjes do të publikohet, dhe të njëjtit do të ndalohen të hyjnë në Danimarkë. Qytetarët e BE-së do të vendosen në një listë tjetër të ndarë vrojtimi.