Danimarka me «Bëje për nënën» nxit lindshmërinë

Një kompani daneze e udhëtimeve ka lansuar një fushatë të pazakonshme për nxitjen e marrëdhënieve seksuale dhe për pasojë rritjen e shkallës së natalitetit në Danimarkë, e cila po përballet me shkallë të ulët lindshmërie.




«Spies Travel», që është pjesë e «Thomas Cook Group», po ofron çmime më të lira për nënat daneze që t’i dërgojnë fëmijët e tyre të rritur në aktivitete të ndryshme me pushime, duke shpresuar se në një të ardhme të afërt ato do të bëhen gjyshe, shkruan sot «Koha Ditore».

Me donacione

Fushata «Bëje për nënën» kërkon një donacion prej 25 krunash (3.74 dollarë) për një pako pushimesh, me qëllim që kështu të përfitohet edhe prej pakos së pushimeve për të rriturit që kanë mbështetjen e prindërve.

Danimarka është një prej shteteve me shkallën më të ulët të lindshmërisë anembanë Evropës me 1.7 fëmijë për një nënë, tregojnë të dhënat e Bankës Botërore me pasqyrën për vitin 2013.

Kjo shifër ka shënuar rënie, duke krahasuar me ato të vitit 2010 kur shkalla ishte 1.9 për një grua.