Danilo Kishi kërkon babanë

Danillo Kish.



Në peronin numër 13 të stacionit të trenit në Suboticë
Dhjetëvjeçari Danillo Kish e zateti një konduktor
Filloi të flasë Danilo Kishi
Pandërprerë
Si ujëvarë
Babai im është hebre
Hebre i Panonisë
Kur e morën për ta dërguar në Auschwitz
Ishte i veshur me rrobe solemne
Këmishë të bardhë
Pantallona të zinj

Një njeri të tillë e kam parë
Para katër vitesh
Tha konduktori

«Bash para katër vitesh e kam parë në Bukuresht.
Ai burrë, djalë i ri, ishte ministri japonez i industrisë së rëndë»

Sa e lehtë është jeta
Si një gjeth vjeshte që fluturon në horizont