Dajrexhinjtë




Sikur rrapton edhe porta!…
Sikur rrapton edhe porta!…

Ding-dong është e dajreve,
dang-dang është e portës.

Ç’kërkojnë dajrexhinjtë e natës
me rraptimë të përzier?

Nëpër dritare më ikin vjershat.
Vetë futem në program të TVP-së.
Në tavolinë ma lanë vjershën time të plagosur.