CVP: S’ka para të gatshme për azilkërkuesit

Partia Popullore Demokristiane e Zvicrës ka tëhequr vëmendjen e opinionit me një propozim: Ajo kërkon ndërprerjen e parave të gatshme dhe ndalimin e udhëtimit për azilkërkuesit. Transmeton Tages Anzeiger.

«Rritja numrit të azilantëve e brengos CVP-në», kështu fillon raporti. Një grup rreth dy deputetëve të CVP-së e kanë përgaditur një dokument si reagim ndaj valëve të refugjatëve në Zvicër, të cilin e ka përshëndetur edhe kryetari Christoph Darbellay. Në thelb ata synojnë përshpejtimin e procedimit të kërkesave për azil dhe zbehjen e atraktivitetit të Zvicrës për azilantët ekonomik.

Një prej propozimeve të grupit është ndalimi i dhënies së parave të gatshme azilkërkuesve dhe në vend të tyre të jepen bona dhe gjësende. Me këtë duhet të ndalohet transferi i parave nga sistemi social zviceran në vendlindjen e refugjatëve. Tjetra: partia këkon ndalimin e qarkullimit të tyre jashta Zvicrës. Ndërsa propozimi i tretë është thirrja e azilkërkuesve në punë. «Kush ka të drejtë për mbrojtje dhe ushqim, si kompensim për këtë duhet të obligohet për punë», citon media. Por, duke qenëse ata, sipas CVP-së, nuk do të kishin të drejtë të marrin para të gatshme, për punën e kryer atyre as nuk do t’iu paguhej ndonjë rrogë. Paga e azilantëve do të duhej të rridhte në një fond për sistemin e azilit.

Në fokus të CVP-së janë refugjatët nga Eritrea. Qëllimi është riatdhesimi i tyre më i shpejtë. Por, partia mendon që duhet ndihmuar edhe përmirësimi i gjendjes ekonomike në vend: Sipas CVP-së, Zvicra duhet ta vendosë Eritrenë në qendër të politikave të saja zhvillimore. Ajo kërkon asistencë nga departamentet e mbrojtjes dhe të jashtëm për ministren e drejtësisë Simonetta Sommaruga. Për shembull: angazhimin e ushtrisë në kantonet kufitare. ks