Ç’thonë të dhënat administrative e kadastrale të vitit 1988 për demarkacionin me Malin e Zi

Argumentet tregojnë se procesi i delimitimit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi ka respektuar plotësisht bazën ligjore, administrative dhe dokumentin e Ahtisarit, thekson në një punim të tij, dërguar portalit Koha.net, Dr. Sc. Tomor Çela, ekspert i fushës.




Në analizën e tij ai shkrua:

Të dhënat administrative, statistikore e kadastrale të viteve të ’80-ta tregojnë se kufiri i zonave kadastrale të komunës së Pejës, që përputhen me vijën kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, sipas sipërfaqeve të tyre, janë të sakta me ato që janë publikuar nga Komisioni Shtetëror për Demarkacionin në mes të këtyre dy shteteve.

Prof. Dr. Sc. Riza Çavolli në punimin e tij me titull «Rugovo, prilog regionalno-geografske diferenciranosti» (Kontribut për diferncimin regjional-gjeografik të zonës së Rugovës) të botuar në Buletinin nr. 6, viti 1980, Këshill redaktues: Dr. Eshref Ademaj, Dr. Riza Çavolli, Dr. Rangel Igov, Dr. Dervish Rozhaja dhe Mr. Pavle Vasic) botuar nga UP/FSHMN, tabela nr. 4. faqe 216, evidenton sipërfaqet e vendbanimeve (zonave kadastrale) të cilat përputhen plotësisht me sipërfaqet të cilat janë publikuar në kufijtë vektorial të zonave kadastrale nga Agjencia Kadastrale e Kosovës (2012).

Ky dokument tregon se vendbanimi Boge kishte 10 km2, Jashanica 10km2, Kuqishta 12 km2, Haxhaj 5.6 km2. Sipas këtyre të dhënave, zonat kadastrale të lartpërmendura nuk kanë ndryshim në territorin e tyre ndërmjet viteve 1979 -1980 dhe deri në ditët e sotme.

Argumentet tregojnë se procesi i delimitimit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi ka respektuar plotësisht bazën ligjore, administrative dhe dokumentin e Ahtisarit.

Nga këto të dhëna mund të sqarojmë opinionin publik dhe akterët politikë se sipërfaqet e zonave kadastrale të lartpërmendura që preken nga kufiri perëndimor i Kosovës me Malin e Zi, janë të njëjta me sipërfaqen administrative dhe kadastrale të tyre në vitit 1988, me çka sigurohet se në ketë pjesë të territorit nuk ka devijim administrativ të vijës kufitare.

https://i1.wp.com/cms.koha.net/cms/f/u/20160531114916716.png?w=696