Çrregullimet e energjisë çrregullojnë furnizimin me ujë të Prizrenit

Prizren, 1 shtator – Reduktimet e gjata të energjisë elektrike në rajonin e Prizrenit kanë ndikuar në çrregullimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Kompania rajonale e ujësjellësit «Hidrorajoni jugor» me një komunikatë ka njoftuar konsumatorët se që nga e diela «ka pasur reduktime të ashpra të furnizimit me energji elektrike, që ka rezultuar me çrregullim të furnizimit me ujë të pijshëm», shkruan sot Koha Ditore.

«Hidrorajoni» ka njoftuar se pret rregullimin e shpejtë të kësaj gjendjeje dhe ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët.