Coptimi i hijes




Humbë në mendime mbetëm shtang
para hijes së tij përmbaje avullin
te këneta.

E kishim pritë se vjen.

Ashtu si para se me e përpi toka
buelli dridhi kryet.
Hapi fuqijtë e qiti përgoje
tym ngjyra ngjyra

dhe u bâ ylber copa copa
në horizont
një lumë i gjatë.