Conde sot në Prishtinë

Raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës, Agustin Conde do të vizitojë sot Kosovën.




Siç ka njoftuar Kuvendi i Kosovës, ai do të takohet me kryeparlamentarin Kadri Veseli, transemton Koha.net.

Raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës do të takohet po ashtu edhe me ministrin e Drejtësisë Hajredin Kuçin.

Në një njoftim të kësaj Ministrie thuhet se ministri Kuçi me raportuesin Conde pritet të diskutojë për zhvillimet e fundit në fushën e Drejtësisë, si dhe për rritjen e bashkëpunimit me Këshillin e Evropës.