Çollaku, O’Connell: Dhuna nuk guxon të zëvendësojë institucionet demokratike shtetërore

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka pritur të martën në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për agjendën evropiane të Kosovës.




Ministri dhe ambasadori janë pajtuar se mënyra e vetme për të siguruar suksesin e Kosovës në planin e brendshëm dhe në arenën ndërkombëtare, është përmes funksionimit demokratik të institucioneve legjitime të zgjedhura nga qytetarët e Kosovës.

«Dhuna nuk guxon të zëvendësoj institucionet demokratike shtetërore», është thënë në këtë takim.

Po ashtu ambasadori O’Connell, ka rikonfirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj procesit integrues të Kosovës në BE si dhe anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.