Çollaku: Busek, urë lidhëse e bashkëpunimit Kosovë – Austri

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, takoi sot ish-zëvendëskancelarin austriak Erhard Busek, njëherësh president nderi i Forumit Alpbach.




Ministri me këtë rast i shprehu mirënjohjen e tij Busekut për përkrahjen e vazhdueshme që qeveria dhe populli austriak ka ofruar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe tani për zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian.

«Ndihma e mikut të madh të Kosovës, Busek, ka shërbyer si një urë për thëllimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë», theksoi Çollaku.

Ndërsa duke folur për agjendën evropiane të Kosovës, ministri Çollaku përsëriti se Kosova pret të nënshkruaj së shpejti Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe vlerësimin meritor deri në fund të vitit për procesin e liberalizimit të vizave, proces ky që do të sjell shkëmbime edhe më të mëdha ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.