Çmimet e medikamenteve në Zvicër do të llogariten ndryshe

Në caktimin e çmimeve të barërave krahasimi me vendet tjera duhet të konsiderohet më shumë. Qeveria kërkon një zgjerim të grupit të vendeve që do të merren për bazë, njoftojnë mediat zvicerane duke u thirrur në Agjensinë Zvicerane të Lajmeve.

Qeveria zvicerane do ta ndryshojë sistemin e përcaktimit të çmimeve të ilaçeve. Nga qershori krahasimi me shtetet tjera do të bëhet i dyfishtë, kurse krahasimi terapeutik do të peshohet thjesht. Çka do me thënë kjo?

Me metodën terapeutike, medikamenti krahasohet me produkte të tjera që kanë një ndikim të ngjashëm. Kriteri i dytë për përcaktimin e çmimit të një bari janë çmimet e tij në vendet e zgjedhura që do të merren për bazë.

Nga perspektiva e branshës së farmaceutikës, krahasimi me vendet e tjera momentalisht po gëzon një rëndësi të madhe. Kurse krahasimi me medikamentet e tjera ndodh vetëm atëherë, kur një medikament nuk gjindet në tregun e vendeve të tjera.

Qershorin e kaluar Qeveria çoi në shqyrtim një sistem tjetër për përcaktimin e çmimit të ilaçeve, sipas të cilit krahasimi terapeutik duhej të kishte një rol më të madh. Për farmaceutikën këto ndryshime ishin të pamjaftueshme. Si pasojë u zvarrit instalimi i një sistemi të ri për çmimet e medikamenteve, i cili ishte planifikuar për 2015-tën.

Sipas rekomandimeve të reja të Qeverisë, çmimi i caktuar i medikamentit nuk guxon ta tejkalojë për më shumë se pesë për qind çmimin mesatar të një bari në vendet e tjera. Me këtë synohet të sigurohet që çmimet në Zvicër të mos ndryshojnë shumë nga ato në vendet e zgjedhura, të cilat merren për krahasim, citon Tages Anzeiger Entin Federal për Shëndetësi.

Sikurse del nga draft-dokumenti i Qeverisë, ajo e zgjeron bazën e vendeve që do të merren për krahasim. Përveç Danimarkës, Gjermanisë, Holandës, Britanisë së Madhe, Francës dhe Austrisë vijnë në konsiderim edhe çmimet e ilaçeve në Belgjikë, Finlandë dhe Suedi.

Nga nëntori i 2012-tës Enti Federal i Shëndetësisë e kontrollon një të tretën e të gjithë medeikamenteve të cilat i mbulon Sigurimi Shëndetësor Bazë dhe urdhëron ulje të çmimeve. Ky kontroll periodik do të vazhdojë edhe më tutje, njofton media. Për shkak të ndërrimit të sistemit të përcaktimit të çmimeve, këtë herë kontrolli nuk do të zhvillohet. Shqyrtimi i çmimeve nga Enti është paraparë për fillimin e 2016-tës.

Në fakt, rekomandimet për uljen e çmimit të barërave nga Qeveria kanë pasur efekt. Në vitin 2014 prodhimet origjinale nuk kanë qenë më të shtrenjta se në vendet e tjara. Puna ka qëndruar më ndryshe me të ashtuquajturat ‹barëra imitate› – «Generika». Ato vitin e kaluar shkonin 47 për qind më shtrenjtë se në vendet e tjera.

Qeveria tani dëshiron të instalojë një sistem referencial të çmimeve për medikamentet të cilave iu ka kaluar patenta. Në të ardhmen, për një substancë të caktuar do të vendoset një çmim maksimal. Ministria e Ekonomisë për këtë çështje duhet të dorëzojë në Qeveri një propozim konkret. / ks