Çmimi «TEUTA» nga Dritëro Agolli tek Ramiz Kelmendi

Çmimi për Vepër Jetësore «TEUTA», i cili vitin e kaluar nga doajeni i letërsisë malazeze Jevrem Bërkoviq u bart tek shkrimtari eminent nga Shqipëria, Dritëro Agolli, sivjet kalon tek Ramiz Kelmendi, një figurë tjetër e spikatur e letërsisë shqipe në Kosovë. Kështu bëhet e ditur nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve «Teuta».

Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve «Teuta», e themeluar nga shkrimtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, më 8, 9 dhe 10 shtator 2015, në Rozhajë, në Deçan, në Rugovë dhe në Bajram Curr organizon manifestimin e tretë letrar ndërkufitar «Muzat e Alpeve 2015», transmeton Koha.net.

Dita e parë e manifestimit do të fillojë me 8 shtator në Rozhajë me diskutimin mbi temën: «Vargu shqip brenda territorit të Malit te Zi», do të vazhdojë me promovimin e librit të përkthyer në gjuhën malazeze «Stina e ujkut-Vuçje doba», i autorit shkodran Ridvan Dibra, ndërsa do të përmbyllet me një mbrëmje poetike. Dita e dytë, me 9 shtator 2015 do të vazhdojë në Deçan, me vizitë në Muzeun Privat «ETNOKASTRIOTI», në Isniq, për të vazhduar në asamblenë komunale me diskutimin mbi temën promovimi «Këmbimi letrar Kosovë – Mal i Zi – Shqipëri» si dhe me promovimin e librit «Ashti i Kombit», të autorit tropojan Azgan Haklaj.

Karvani i shkrimtarëve nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi vazhdojnë për në Rugovë, në njërin nga komplekset hoteliere të së cilës do të diskutohet mbi temën «Njohja e ndërsjellë e letërsisë ballkanikë» si dhe do të përmbyllet me një mbrëmje poetike.

Ndërsa, dita e tretë dhe përmbyllëse e manifestimit mbahet me 10 shtator 2015, në Bajram Curr, ku në bashkorganizim me «Klubin e Shkrimtarëve dhe Artistëve-Tropojë», vazhdon diskutimi mbi temën «Prania e vargut shqip në trojet etnike» si dhe promovimi i librit të përkthyer në shqip «Majko Zasto? – Nënë përse?» i autores boshnjake nga Rozhaja Mirsada Bibiq-Shabotiq. Me këtë rast, Çmimi për Vepër Jetësore «TEUTA», i cili vitin e kaluar nga doajeni i letërsisë malazeze Jevrem Bërkoviq u bart tek shkrimtari eminent nga Shqipëria, Dritëro Agolli, sivjet kalon tek Ramiz Kelmendi, një figurë tjetër e spikatur e letërsisë shqipe në Kosovë.

Ardhjen kanë konfirmuar: Lidhja e Shkrimtarëve të Kosove, Pen Qendra e Shqipërisë, Asociacioni i Intelektualëve dhe Shkrimtarëve për Ballkan, si dhe emra te spikatur të letërsisë së të tria shteteve trekufitare: Kosovë-Mal i Zi-Shqipëri. Ndërsa, organizimi i manifestimit të tretë rajonal «Muzat e Alpeve 2015», sivjet është mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës, Ministria për Diasporë e Republikës së Kosovës, Bashkia e Bajram Currit, Komuna e Deçanit- Zyra e kryetarit si dhe Komuna e Klinës- Zyra e zryetarit.