Çka guxon të bëjë një president amerikan, e çka jo?

Presideti i SHBA-ve ngërthen në vete një pushtet sikurse pak kryetarë të tjerë të demokracive moderne. Ngjashëm i pushtetshëm është presidenti në Francë, apo edhe në Rusi.

Foto: Tupungato / Shutterstock

Pas ngjitjes në fushatën zgjedhore për president të kandidatit republikan pa përvojë politike, Donald Trump, shpesh shtrohej pyetja: Çfarë në të vërtetë guxon të bëjë presidenti i SHBA-ve – dhe çfarë nuk guxon të bëjë? Agjencia zvicerane e lajmeve, sda, transmeton 5 pika:

  • Presidenti i SHBA-ve nuk guxon të shpallë luftëra, këtë e bën Kongresi. Ai është plotësisht i autorizuar të dërgojë trupa luftarake në vende të huaja, kur kjo duket e nevojshme për sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në kësi rastesh, ai më së voni pas 90 ditësh duhet ta lusë Kongresin për miratim.
  • Presidenti i SHBA-vë në unionin e personelit është komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të ushtrisë më të madhe në botë. Ai është i vetmi, i cili mund ta autorizojë përdorimin e armëve bërthamore dhe disponon me ‹kodet e arta›. Por, në rrethana të caktuara, ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit mund ta parandalojnë këtë.
  • Presidenti i SHBA-ve mund të sjellë ligje dhe mund t’i ndalojë me veto ligjet e sjella nga dy dhomat e Parlamentit, Senati dhe Kongresi. Por, edhe ai mund të mbivotohet prej tyre me një shumicë prej dy të tretave. Në rast konflikti, Presidenti nuk ka të drejtë ta shpërbëjë Parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të reja.
  • Presidenti i SHBA-ve e emëron gjykatësin më të lartë, të cilët mund të kenë ndikim të madh në vijat udhëheqëse politike dhe shoqërore. Mirëpo, edhe këto duhet të bekohen nga Parlamenti.
  • Presidenti i SHBA-ve mund të amnistojë të burgosur apo t’ua zbusë atrye dënimin. Dhe, kjo vlenë edhe për dënimin me vdekje. ks