Cigarja më vrastare për gratë se për burrat

10'000 zviceranë vdesin në vit nga sëmundje që lidhen me duhanpirjen. Përderisa numri i viktimave të burrat po bie, kanceri i mushkërive te gratë vjen duke u përhapur më shumë.

Foto: Shutterstock.com



Në vitin 2012 në Zvicër ka pasur 9’500 raste vdekjeje në lidhje me konsumin e duhanit. Kjo shifër përbën 15 për qind të të gjitha rasteve të vdekjes këtë vit. Ky është rezultati i një vrojtimi disavjeçarë të Entit Federal për Shëndetësi.

Spikat numri i madh i grave të prekura nga kjo fatkeqësi. Sipas studimit, derisa te burrat numri i sëmundjeve vdekjeprurëse si pasojë e duhanpirjes – kanceri i mushkërive ose infarktet e zemrës – ndërmjet viteve 1995 dhe 2012 ka rënë, në të njëjtin hark kohorë te gratë janë rritur rastet e vdekjeve për 58 për qind. Në numra absolut, ai ka shkuar në 3’300.

Arsyeja e këtij fenomeni është fakti që zhvillimi i rasteve të vdekjes nga duhani nuk shkon njëkohësisht me zhvillimin e shprehive të konsumit. Gratë po tymosin gjithnjë e më shumë dhe këtë e fillojnë në një moshë të re. Te burrat është vërejtur se që nga fundi i viteve ’90-të po bie intensiteti i pirjes së duhanit. Te gratë duhanpirja deri nga fundi i mijëvjeçarit ka shkuar duke u rritur dhe që atëherë qëndron stbil.

Në përgjithësi, përqindja e duhanxhinjëve të fortë – me më shumë 20 cigare në ditë – ka rënë ndjeshëm. Në 20 vitet e fundit ky numër është përgjysmuar. ks