Cigare burgu




Grise një copë gazetë
vure pak duhan
të mbledhur nga bishtat e flakur
dhe drodhe një cigare

Lajmet
t’u futën në mushkëri
si tym i hidhur

dhe atdheu kollitet i sëmurë.

(Spaç, dimër, 1982)