Çifti refuzon të lirojë banesën e uzurpuar në Graçanicë, sulmon policinë




Në Graçanicë, në orët e hershme të ditës së djeshme, Policia bën me dije se, derisa njësiti policor ishin duke i asistuar inspektorëve komunalë të Graçanicës, është sulmuar një zyrtar policor.

 

«Raportohet se derisa njësiti policor ishin duke i asistuar inspektorëve komunalë në Graçanicë, gjatë largimit prej banese në objektin për persona të shpërngulur, dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër K/Serb-e, të cilët ishin duke banuar në mënyrë ilegale, duke rezistuar, kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët», thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.