Çfarë thonë qytetarët për uljen e TVSH-së

Hasan Beqaj, edhe pse në pension, thotë se po detyrohet të punojë për faktin e vetëm që të arrijë të sigurojë konsumin mujor për familjen e tij.

Ai thotë se qeveria me këtë ua ka rënduar jetën atyre qindra familjeve që jetojnë me pensione e ndihma sociale, raporton KTV.

«Qeveria ka zvogëluar çmimet e TVSH-së nga 16 në 8 për qind për disa produkte ushqimore të cilat i ka konsideruar si esenciale, siç janë mielli, vaji, kripa dhe qumështi. Por ka rritur çmimet e të gjitha produkteve të tjera e shumë prej të cilave qytetarët i konsiderojnë megjithatë esenciale në mesin e të cilave janë edhe produktet e tekstilit».

Qytetarët thonë se ende nuk kanë vërejtur ndryshim apo ulje të çmimeve.

Sipas Institutit GAP, në fakt, konsumi mujor për një familje është rritur në 2 për qind, pasi ato produkte që qeveria uli mbesin në hije, karshi qindra produkteve të tjera që iu rrit TVSH-ja, duke futur në këtë mes edhe naftën.

Berat Thaçi nga ky institut thotë se qeveria mori këtë vendim për ta mbushur buxhetin e saj.

Por këtë e mohon Administrata Tatimore e Kosovës, e cila ka mbrojtur pakon e re fiskale, duke thënë se kjo është hartuar në përputhje me legjislacionet në fuqi dhe në bashkëpunim me Doganat e Ministrinë dhe se kanë ulur TVSH-në në ato produkte ku ka pasur mundësi.

Salihu ka bërë të ditur se i është lënë e hapur mundësia ministrit të Financave që ta ndryshojë listën e produkteve esenciale në çdo kohë kur të vlerësohet se një produkt duhet të futet apo të largohet nga ajo listë.

Por ATK-ja ka bërë të ditur se nuk e ka për obligim t’i kontrollojë bizneset nëse ato do të rrisin çmimet paushall tash pas ndryshimit të pakos së re fiskale, pasi ata janë përgjegjës vetëm për TVSH-në që ata i paguajnë shtetit, transmeton Koha.net.

E rritjen e çmimeve qytetarët e kanë vërejtur që në orët e para të mëngjesit.