Çfarë duhet të dini për natyralizimin e lehtësuar

Në shkurt, në Zvicër do të votohet për atë nëse emigrantët e gjeneratës së tretë duhet të mund ta më lehtë shtetësinë zvicerane. Ajo që shihet deri më tani është fakti se për këtë nuk ka ndonjë rezistencë të mirëqenë në opinionin publik.

Foto: Arnaldo Jr / Shutterstock.com

Çfarë domethënë «natyralizim i lehtësuar»?

Normalisht, kusht për shtetësinë zvicerane është qëdrimi prej 12 vjetëve në Zvicër. Ndonëse, vitet ndërmjet moshës 10 dhe 20-vjeçare numërohet dyfish. Në këtë kohë nuk duhet ta kishe ndërruar vendbanimin. Procedurat dhe kosotoja e fitimit të shtetësisë varijojnë nga kantoni në kanton; ajo shkon ndërmjet 500 dhe 2’000 frangave. Me naytralizimin e lehtësuar, kompetente për vendimin është federata, kantonet dhe komunat mund të ngrisin vetëm rekurs. Domethënë, me ligjin e ri do të shkurtoheshin si procedurat, ashtu edhe kostot. Bie edhe paraqitja para ndonjë komisioni dhe votimi në asamblenë komunale.

Kush mund të përfitojë sot nga natyralizimi i lehtësuar?

Këtë mund ta kërkojnë bashkëshortët e zviceraneve dhe zviceranëve, të cilët kanë tre vjet martesë dhe një vit qëndrim në Zvicër. Në fakt, duhen pesë vite banim në Zvicër, transmeton Tages Anzeiger. Nga natyralizimi i lehtësuar mund të përfitojnë edhe fëmijët e zviceranëve, të cilët ene nuk e kanë shtetësinë zvicerane.

Kush do të mund ta fitojë shtetësinë me procedurë të lehtësuar?

Drafti aktual ka të bëjë me gjeneratën e tretë të emigrantëve, të cilët kanë lindur dhe janë rritur në Zvicër. Për këtë Parlamenti ka një seri kushtesh strikte: Shtetësinë me procedurë të lehtësuar mund ta fitojë ai i cili ka lindur në Zvicër, ka më pak se 25 vjet (që të mos mund t’i shmanget rekrutimit) dhe ka kryer së paku pesë vite shkollë në Zvicër. Pastaj ata, njëra pjesë e gjyshërve të të cilëve ka leje qëndrimi në Zvicër ose kanë lindur në Zvicër. Nëse këta të rinj nuk janë mjaftueshëm të integruar, pavarësisht të tjerave, autoritetet mund ta refuzojnë natyralizimin e lehtësuar.

Sa shkon numri i emigrantëve që mund të përfitojnë nga ky rregullim?

Potencialisht flitet për 6’000 te huaj në vit që mund të përfitojnë nga natyralizimi i lehtësuar. Në pesë vitet e para pas hyrjes në fuqi të ligjit, me procedurë të lehtësuar mund ta fitojnë shtetësinë zvicerane edhe nën-35-vjeçarët (sepse debatimi i ligjit ka zgjatur tetë vjet). Potenciali është më i madh, por përvoja ka dëshmuar që vetëm një numër i caktuar i emigrantëve interesohen për fitimin e shtetësisë zvicerane.

Përse gjenerata e tretë e emigrantëve nuk e fitojnë shtetësinë me automatizëm?

Kjo ka qenë pika më e kontestuar në votimin e fundit për natyralizimin e lehtësuar më 2014. Atëbotë diskutohej për atë që nga natyralizimi i lehtësuar të përfitonte gjenerata e dytë e emigrantëve, kurse ajo e tretë të natyraliziohej me automatizëm. Ky draft nuk kishta shanse.

Kush është për dhe kush kundër natyralizimit të lehtësuar?

Gjatë debatit, Parlamenti kujdesej që t’i lëshonte më pak terren sulmi SVP-së. Në fakt, deri më tani nuk ka pasur ndonjë rezistencë kundër propozimit. Vetë deputetja e kësaj partie Yvette Estermann, e cila ka përfituar nja natyralizimi i lehtësuar, është shprehur madje për natyralizimin me automatizëm të gjeneratës së tretë të emigrantëve (që në fakt nuk është mirëpritur gjithaq në qendër). Kurse pas ndryshimeve qëndron një aleancë e gjërë, pothuajse të gjitha partitë, përveç SVP-së. ks