Çfarë do të ndodhë më 24 qershor nëse Britania del nga BE-ja?

Profesori i politikës Amand Menon na tregon se çfarë na pret të premten nëse britanikët votojnë për të dalë prej bllokut evropian.

Foto: melis / Shutterstock.com

Çfarë do të ndodhë më 24 qershor, një ditë pas Brexitit?

Nëse Mbretëria e Bashkuar voton që të dalë, shumë zhvillime do të pasojnë përnjëherë. Ma ha mendja se (kryeministri) David Cameron do të duhej të mendojë kur ta japë dorëheqjen, sepse nuk ma merr mendja se do të jetë më në pozitë të fuqishme pas votimit të qytetarëve kundër propozimit që e mbrojti fort. Pavarësisht nëse do ta japë menjëherë apo jo dorëheqje, është e zorshme të thuhet, sepse mund të jetë rast që të forcojë pozicionin dhe që ai të nisë negociatat me shtete e tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Paqartësia e kombinuar e hedhjes së votës për të dalë dhe për të zgjedhur kryeministër njëherësh do të kishte implikime serioze për vendin.

Ajo çka nuk ma merr mendja se do të ndodhë është ajo që e kemi quajtur «skenari Boris» para se Borisi (Johnson) të merrte vendimin për të anuar kah fushata për dalje. Sipas këtij skenari, ne do të duhej të votonim që të dilnim, të gjithë do të thoshin «o Zot i madh», do të ktheheshim të flisnim me partnerët tanë evropianë, do të na bënin pak lëshime dhe pastaj do të votonim përsëri dhe do të vendosnim të qëndronim. Nuk ma merr mendja se do të kemi mundësinë për votim të dytë, thjesht për shkak të arsyeve politike.

Andaj, po flasim për shteg të rrëshqitshëm drejt daljes dhe kjo e bën të nevojshme të flasim me partnerët tanë që të vendosim kur bëhet fjalë për Nenin 50 (ligjin që qeveris BE-në). Jam fort i sigurt se shtetet e tjera të BE-së, kur të kenë marrë këtë vendim, do të jenë vendimtare që të dalim prej këtij pështjellimi. Kështu që nuk mendoj se do të jenë të durueshëm dhe do të kërkojnë prej nesh të presim para se ta kujtojmë Nenin 50.

Po, çfarë ndodh me qytetarët e BE-së që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, ose me qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar që jetojnë në BE? A duhet që edhe ata të bëjnë plane përnjëherë dhe papritmas?

Paj, jo. Këtu ka shumë më shumë. Së pari, negociatat për Nenin 50 do të marrin dy vite dhe mund të marrin edhe më shumë kohë, dhe asgjë nuk do të ndodhë derisa këto negociata të mos nisin. Do të jetë një periudhë goxha e gjatë. Së dyti, ma merr mendja se asnjërës palë nuk i shkon për shtat të mendojë se «le të merremi vesh kur të nisim deportimin e njerëzve tashmë në vend».

Kampi për dalje pretendon se nuk po kërkohet kjo punë; kështu që njerëzit që janë këtu nuk do të ngacmohen. E di se kryeministri spanjoll ka qenë i zëshëm për britanikët që aktualisht ndodhen në Spanjë. Përgjigja ime kështu do të jetë: ai duhej ta thoshte, sepse ai dëshiron që ne të votojmë të qëndrojmë. Pra, mendoj se gjithçka që thonë krerët e qeverive e shteteve duhet të trajtohet me dyshim, sepse ata po i druajnë një rezultati të caktuar.

Mua ma merr mendja se për arsye praktike, le të themi jashtë anës njerëzore, nëse doni, dhe për shkak të disa të drejtave të banimit sipas së drejtës ndërkombëtare, sepse njerëzit që janë aktualisht banorë të BE-së në një shtet që nuk është pjesë e BE-së, nuk kanë telashe.

Por çfarë ndodh nëse jemi shumë afër?

Nëse do të ketë dalje të paktë të atyre që janë kundër, atëherë do të jetë fatale për David Cameronin dhe njeriu që do ta zëvendësonte, do të thoshte: «Shikoni, ishte shumë ngushtë dhe unë do të detyrohem ta organizoj përsëri». Andaj prapë ma merr mendja se është pak problematike, sepse shumë njerëz që duan të dalin prej BE-së, vazhdimisht kanë kritikuar BE-në për gatishmërinë për të organizuar prapë referendum në vendet e tjera.

Nëse do të jetë votë për, a do të ketë një çlirim të madh anembanë Evropës ose do të ketë implikimet të tjera?

Më lejoni t’i them tri gjëra për këtë punë. E para është se margjina është qenësore. Nëse votojmë 70 me 30 për të mbetur, atëherë aktualisht gjithçka do të ndryshojë dhe ia zotojmë veten Bashkimit Evropian. (Së dyti), nëse do të jetë votim i ngushtë, nëse është 51 me 49 me dalje të ulët, atëherë mund të presim që njerëzit e fushatës për të dalë do të thonë «ishte kurdisur, duhet ta organizojmë prapë», dhe nëse është votim i ngushtë, ma merr mendja se presioni politik për ta bërë këtë do të jetë i menjëhershëm dhe do ta organizojmë pas pesë vitesh.

Gjëja e tretë që do të thosha është se edhe nëse votojmë për të mbetur me margjinë të theksuar, Britania nuk do të jetë anëtare normale, e këndshme dhe konstruktive e BE-së. Nëse votojmë të mbesim, do të vijmë në atë gjendje kur do të themi se «nuk është krejt mirë në BE, por po tingëllon frikësuese të dalim», që do të thotë se asnjë prej problemeve politike rreth anëtarësisë tonë, as në publikun e përgjithshëm ose në partinë konservatore, nuk do të zgjidhet dhe aktualisht ne do të kthehemi përsëri që t’i ndreqim punët.

(Botuar në: «Newsweek». Anand Menon është profesor i politikës evropiane dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Kolegjin Mbretëror të Londrës dhe drejtor i Mbretërisë së Bashkuar në Iniciativën Evropiane të Ndryshimit)