Çfarë dihet e çfarë nuk dihet për sulmin në Stokholm?

Më 7 prill 2017 në kryeqytetin suedez, Stokholm, ka ndodhur një sulm i dhunshëm. Dyshohet për një akt terrorist. Gazeta zvicerane Neue Zürcher Zeitung i përmbledh të dhënat e derinishme.

Motive nga sulmi në Stokholm që qarkullojnë në internet.



Çfarë dihet:

  • Në rrugën kryesore tregtare të Stokholmit një transporter është futur njëherë në masën e njerëzve, pastaj në një shtëpi mallrash.
  • Kamioni, sipas një birrarie suedeze, është automjet i kësaj firme dhe mban mbishkrimin «Kall Öl» (Birrë e ftohtë). Firma ka njoftuar se kamioni është vjedhur.
  • Forcat e sigurisë në vend kanë njoftuar për të vdekur. Mbi numrin e saktë të tyre qarkullojnë të dhëna të ndryshme. Për më tepër, ka edhe disa të lënduar.
  • Kryeministri suedez, Stefan Löfven, thotë se gjithçka shpie tek një sulm terrorist.
  • Ai është shprehur se tanimë është arrestuar një person i dyshuar për sulmin, por policia këtë nuk e ka konfirmuar akoma.
  • Sipas radiove suedeze, është pezulluar i gjithë trafiku i metrove dhe ai hekurudhor në përgjithësi. Kurse stacioni kryesor i trenave në Stokholm është evakuuar.
  • Kompleksi Rosenbad, ku rezidon qeveria suedeze, ku shtrihet edhe objekti i parlamentit dhe kështjella mbretërore janë bllokuar nga policia.
  • Të gjitha spitalet me urgjenca në rrethinën e Stokholmit janë vënë në gjendje gatishmërie katastrofe dhe janë të gatshme për pranimin e të lënduarve.

Çfarë nuk dihet:

  • Sa njerëz kanë humbur jetën dhe sa ka të lënduar.
  • Kush fshihet saktësisht pas sulmit. Deri më tani askush nuk e ka marrë për sipër sulmin. ks