Çështje të hapura kufitare në ish Jugosllavi

Luftërat në ish Jugosllavi në vitet 1991-1999 kanë krijuar shtatë shtete të pavarura dhe shumë çështje të hapura kufitare. Korrespondenti nga Beogradi i «europeonline-magazine» e bën këtë bilanc.

Rainer Lesniewski / Shutterstock



1) Anëtarët e UE-së, Sllovenia dhe Kroacia grinden në gjirin e Piranit të Istrës në veri të Adriatikut lidhur me vijën kufitare. Një gjykatë ndërkombëtare arbitrazhi vitin e kaluar dështoi.

2) Kroacia dhe Serbia grinden për Danubin. Hokatarët në një zonë të kontestuar e kanë krijuar shtetin fiktiv «Liberland».

3) Serbët në Bosnjë e Hercegovinë dëshirojnë ta shkëputin gjysmën e vendit dhe t’ia bashkangjesin vendit amë Serbisë.

4) Kroatët e Bosnjës kërkojnë një pjesë sa më të gjërë të pavarur, e cila afatgjatë do të bashkohej me vendin amë fqinj, Kroacinë.

5)  Kroacia dhe vendi kandidat për në UE, Mali i Zi janë në konflikt për gjysmëishullin Prevlaka në hyrje të gjirit të Kotorit në jug të Adriatikut.

6)  Rreth 100’000 mijë shqiptarë në jug të Serbisë dëshirojnë t’i bashkangjiten Kosovës. 50’000 serbë në veri të Kosovës  – siç thotë media evropiane – kërkojnë gjithnjë e më shumë afri me Serbinë.

7) Reth gjysma e 620’000 banorëve të Malit të Zi janë sërbe dhe dëshirojnë t’i bashkangjiten vendit të madh fqinj.

8) Çështja e pazgjidhur shqiptare: Shqiptarët jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi. ks