«Çështja e Vojvodinës është çështje e përhershme»

Historiania Latinka Peroviqi ka vlerësuar se zhvillimi i çështjes së Vojvodinës varet se si do të shkojë zhvillimi i Serbisë.




Ajo për RTV ka thënë që kjo çështje varet, para se gjithash, nga orientimi i Serbisë, sa ajo në mënyrë thelbësore do të jetë e orientuar për në Bashkim Evropian.

Sipas fjalëve të saj, transmeton Koha.net është vërtetuar se çështja e Vojvodinës është çështje e përhershme, e cila paraqitet në çdo kthesë historike. «Edhe në vitin 1918, pastaj nëvitin 1945, 1974, por edhe në vitin 1988 kur në mënyrë brutale është anuluar e drejta e Vojvodinës për zhvillim të vet.

Dhe kjo çështje po përsëritet edhe sot lidhur me decentralizimin dhe politikën e regjionalizmit në Evropën bashkëkohore dhe mendoj që kjo çështje do të mbetet në rend të ditës edhe në elitë».