Ç’është bota?




Ç’është bota? Një poezi e përjetësuar,
Prej së cilës shpirt’ i hyjnisë shkëlqen e prushëron,
Prej së cilës verë e urtisë shkumëzon e çikëlon,
Prej së cilës zë i dashurisë me ne është duke kuvenduar.

Dhe natyrë e çdo njeriu që ndryshon,
Një shkëndijë që nga ky diell përthyhet vetë
Një varg që me mijëra të tjerë bëhet gërshetë
Tinëz fashitet, fiket, vyshket përgjithmonë.

Dhe prapë është botë më vete pambarim,
Plot me tinguj të ëmbël-sekret, kurrë të dëgjuar,
Që dhunti ka bukurinë e saj të pacenuar,

S’është jehonë e askujt, as pasqyrim
Dhe nëse do të dije ta lexoje
Është një libër që në jetë kurrë s’do e kuptoje.

Përktheu: Enver Robelli