Çereku i zviceranëve kanë disa adresa banimi




Fenomeni i më shumë adresave në Zvicër ka kaluar në modë. Dhe nuk janë aryset profesionale ato që e krijojnë këtë situatë, por shumë më tepër zhvillimi shoqëror.

 

Tanimë është një fakt që shumë njerëz në Zvicër kanë më shumë se një adresë banimi. Ajo që habit është përhapja e këtij fenomeni. Sipas një studimi të Shkollës së Lartë Politeknike të Cyrihut (ETH), Universitetit të Bazelit dhe Shkollës së Lartë të Lucernës, momentalisht 28 për qind e personave të intervistuar kanë më shumë adresa. Ndërkaq 20 për qind e tyre e kanë bërë këtë përvojë në të kaluarën, transmeton «Swisseinfo». 9 për qind e atyre që jetojnë në më shumë vende kanë madje katër dhe më shumë adresa. Media e citon sociologun Cédric Duchêne-Lacroix, njërin ndër autorët e studimit, i cili thotë se njeh dikënd që banon në Bazel, por që jeton rregullisht edhe te nëna, babai dhe i dashuri i saj. Megjithatë ai është i habitur me përhapjen e fenomenit. «Asnjëherë nuk na kishte shkuar ndërmend që kjo shifër shkon në 28 për qind», e cilon media sociologun.

68 për qind e të anketuarve si motiv për një rezidencë të dytë japin kohën e lirë, pastaj me 15 për qind vjen puna. Megjithatë, mendon analiza, koha e lirë del faktori kryesor vetëm sepse të tjerat përmenden më pak. Grupmosha e cila më së shumti banon në vende të ndryshme janë 15 deri 24 vjeçarët, dhe kjo është një fazë e jetës, kur njerëzit më së shpeshti zhvendosen. Qoftë për çështje të shkollës ose sepse banojnë te prindërit apo edhe te partnerët. Të pamartuarit (26,5 për qind) dhe të nadrët (34 për qind), jetojnë më shpesh se të martuarit në disa vendbanime (22 për qind). E drejta e përkujdesjes së fëmijëve bën shpesh që fëmijët të banojnë vende të ndryshme. Fundja banimi i ashtuquajtur multilokal reflekton një transformim shoqëror. ndërkohë që në Alpe kjo formë e banimit teni më është zhdukur, pohon sociologu.

Media ka takuar një çift, me çrast gruaja ka një banesë të dytë në Cyrih ku edhe punon, ndërsa burri që kujdeset për vajzën dy vjeç e gjysëm banon në Neshatel. Kjo, sipas tyre, paraqet edhe një mundësi për të qenë i lidhur me të dy regjionet gjyhësore. Për më tepër, raporton burri, gruaja i ka edhe të afërmit në Cyrih. «Një vendbanim në dy vendet e lehtëson jetën familjare», pohon ai. Për më tepër: «Bën edhe kënaqësi të mos jesh gjithmonë në të njëjtin vend». Për çiftin kjo formë e jetesës është definitivisht ideale, edhe pse ka ndonjë pakëndshmëri. Para së gjithash ajo është e kushtueshme. Edhe barra administrative është më e madhe, sidomos ajo me autoritetin tatimor. Pastaj duhet parë që i ke të gjitha gjërat personale andej – si këndej…

Përndryshe, studimi «Banimi multilokal në Zviciër» është financuar nga Fondi Nacional Zviceran. Ai është zhvilluar në vitet 2012 deri 2015 në ETH, Universitetin e Bazelit dhe Shkollën e Lartë të Lucernës. Hulumtimi mbështetet në një anketim reprezentativ me 3’246 respondentë – persona të moshës 15 deri 74 vjeçare. Për shkenctarët banimi multilokal është bërë një fenomen popullor. Megjithatë sociologët nuk mund t’i përgjigjen pyetjes nëse nga këndvështrimi i krizës së banesave në disa regjione dhe çmimeve të larta të imobilieve ky fenomen përbën ndonjë shprehje joetike apo asociale. Çështja është komplekse, shprehet Cédric Duchêne-Lacroix. Për të një person që ka një banesë të dytë në një qytet tjetër për arsye të punës përvetëson më shumë hapësirë. Por, nga ana tjetër, ai shkakton edhe më pak trafik se sa sikur të udhëtonte çdo ditë nga vendi i banimit në vendin e punës dhe anasjelltas. ks

Foto: K. Shabani