Centrali bërthamor në Gösgen u pushua padashur

Administruesit duhej ta ndalonin reaktorin e centralit bërthamor në Gösgen, kantoni i Solothurnit. Një gabim në dy ventilë çoi në fikjen e tij të shpejtë, transmeton Tages Anzeiger.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, të hënën, në orën 21.15. Në kuadër të sanimit të një pengese, në mënyrë të paqëllimmshme u shkaktua një fikje e shpejtë e reaktorëve. Sipas medies, shkaku i pengesës ishte një difekt në një çelës mbrojtës të një dollapi të teknikës së përcjellësve. Pjesa e dëmtuar ndërkohë është ndërruar, raporton TA.

Avulli i lëshuar gjërësisht nuk është aktiv dhe është i parrezikshëm. Dhe përveç tij, rasti nuk ka pasur ndonjë efekt tjetër për ambientin. Centrali ndodhet në një gjendje të sigurt, trasmeton media.

Pas testimit të fuksionimit të sistemeve të lëvizjes, mekanizmi është vënë përsëri në lëvizje. Në ora 04.30 pas mesnatës ai është sinkronizuar përsëri me rrjetin që ka. Prodhimi, me kalimin e kohës do të rritet në mënyrë të vazhdueshme në 100 për qind.

Centrali Bërthamor Gösgen sapo ishte lëshuar pas një revizioni katërjavor. Para fikjes së të hënës mbrëma, ai tanimë ishte në funksion. ks

Foto: Kujtim SHABANI