Çel e mshel sytë




Kur i hapë sytë,

Në teneqet e fytyrave rraptojnë

Telallat e çpifur të kohës

Natën lëshohet kukuvajka shtëpi më shtëpi

E i mbledh fijet e ëndrrave të hieshme.

 

Kur i çelë sytë

Ora ndalet

E njerëzit mbesin përmendore të turpëruara

Të kohëve të fundosura.

 

Luani i plagosur më përshëndet prej së largu,

Kur i mbyll sytë.

Atëherë më rrëmben violina ime.

 

E hënë- e hënë: tetë

Me siguri

Kur i mbyllë sytë.