Çdo i katërti zviceran heq dorë nga ndihma sociale

Sidomos në zonat rurale, pavarësisht se kanë të drejtë, banorët nuk marrin asistencë sociale. Kështu thotë një studim. Ekspertët këtë refuzim e shpjegojnë me frikën e margjinalizimit nga shoqëria.

Foto: file404 / Shutterstock

Larg shumë njerëz të cilët kanë të drejtë për ndihmë sociale nuk e shfryrëzojnë atë. Një studim i Shkollës së Lartë të Bernës (BFH) vlerëson se 26,3 për qind e njerëzve heqin dorë nga marrja e asistencës sociale, edhe pse iu takon një gjë e tillë.

Për këtë studim janë shfytëzuar të dhënat tatimore të kantonit të Bernës dhe janë krahasuar me statistikën e ndihmave sociale. Kjo metodologji ka nxjerrë rezultate shumë më të sakta se studimet e tjera. Madje mendohet se këto rezultate vlejnë për të gjithë Zvicrën. Kështu ka deklaruar Oliver Hümbelin, i cili këtë studim e ka kryer në kuadër të punimit të tij të doktoraturës.

Nëse dikush merr ndihma sociale, apo jo – varet shumë nga vendbanimi. Në qendrat urbane nga e drejta e ndihmës sociale heqin dorë 12 për qind e të prekurve. Në aglomeracione kjo kuotë shkon në 28 për qind. Ndërkaq në viset rurale shkalla e refuzimit të asistencës sociale shkon në 50 për qind. Njerëzit në këto vise i ekspozohen një presioni më të lartë shoqëror. Specialisti e konfirmon: Kush druan nga margjinalizimi është më i gatshëm për të hequr dorë nga ndihma sociale. ks