Çdo i gjashti qiraxhi në Zvicër do të donte ta ndërronte banesën

A janë zviceranët një popull qiraxhinjsh të pakënaqur? Sipas një studimi, mbi 15 për qind të zviceranëve do të donin ta ndërronin banesën që kanë.

Foto: Monkey Bussines Images / Shutterstock.com

17 për qind e zviceranëve nuk janë të lumtur në banesën që kanë me qira dhe me kënaqësi do t’i mblidhnin plaçkat dhe do ta ndërronin atë. Për 5 për qind të tjerë të popullatës një gjë e tillë nuk vjen në shprehje, sepse nuk gjejnë diçka të përshtatshme në atë kategori çmimi që kanë.

Arsyet e dëshirës për ta ndëruar banesën shpesh lidhen me shkujën, koston suplementare, inventarin jokomod, siç janë vaskat etj. Kështu i transmeton «20 Minuten» rezultatet e një studimi reprezentativ të «immowelt.ch», për të cilin janë intervistuar 500 përdorues online mbi 18 vjeç të platformës. Shumëkush ankohet për izolimin – dritare që e lëshojnë ajrin, nxemje të vjetëruara etj., çka në kohë të ftohta jo vetëm nuk është e këndshme, por shpie edhe në kosto shtesë, të cilat i zemërojnë 31 për qind të qiraxhinjëve. Ndërkaq 25 për qind do të dëshironin një ballkon më të madh, një vaskë apo dysheme të re.

Studimi nxjerr që sa më të ulta të jenë të ardhurat, aq më të pakënaqur janë zviceranët me banesën që kanë. 23 për qind do të lëviznin nga aty sa më parë që të jetë e mundur. Kjo shkallë te fituesit normalë shkon në 19 për qind, kurse vetëm 9 për qind e atyre që kanë rrogë të mirë do ta ndërronin banesën menjëherë. Sipas studimit, 20 për qind e të intervistuarve nuk ka mundësi financiare të marrë një banesë më të bukur, sepse në kategorinë e tyre të çmimit diçka të tillë nuk ka.

Nëse nuk ndihesh mirë në banesën që ke, kjo e zvogëlon edhe kualitetin e jetesës, transmeton media. Prandaj është rëndësi është që njeriu t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë, edhe në rast të mungesës së ofertës së gjërë të banesave dhe rrogës së ulët, për ta gjetur banesën e ëndërrave. Dhe këtu bëjnë pjesë shpalljet në supermarket, angazhimi i të afërmve, shokëve dhe kolegëve të punës dhe sigurisht kontrolli i portaleve të imobilieve. ks