Çdo ditë




Çdo ditë fillon për ty
si gulfë e fuqishme, si majë e përflakur
prej shtize kah dielli që ngrihet.
Priapi vazhdon të jetë ai që djeg
trillimet që i djeg gracieve dhe përbindëshave tuaj

Vetë është brusha jote, pena jote dhe thika jote.
Lëngu i tij del i pastër
me ngjyra, me vija, me muzikë, me fjalë,
ti e përshëndet çdo agim.

Priapi është përherë i zgjuar
i fshehtë midis burimeve dhe drunjve,
çohet dhe të buzëqesh.

Përktheu: Adem Gajtani