Çaushi i tregon Thaçit me çka duhet merret

Për numrin dy të Vetëvendsojes, Driton Çaushi, «është mjerim për Republikën kur ministri i Jashtëm harron detyrën e tij për të mbrojtur interesat e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe shërben si vegël fundore për interesat e Serbisë».




«Ky ministër i Jashtëm poston statuse në rrjete sociale vetëm që të duket pak më i fuqishëm se shefi i vet, Isa Mustafa. Por nuk guxon të komentojë hostilitetin e Serbisë, së cilës ky ministër dhe këshilltarët e tij të paaftë ia kanë shtruar rrugën për Zajednicën», ka thënë Çaushi, transmeton Koha.net.

Sipas tij, Hashim Thaçi do të duhej të reagonte e të kërkonte llogari tek partnerët e Kosovës, sa i përket pretendimeve të Vuçiqit për pronësinë e resorteve të Kosovës, Brezovicës dhe Ujmanit, por edhe sa i përket homologut të tij Ivica Daçiq, i cili e ka krahasuar qeverinë Mustafa me ISIS-in.

«Këto e të tjera janë punët të cilave duhet t’u grahë Hashim Thaçi, e jo të japë kërcënime ndaj atyre që janë të vendosur ta ndalin ‘Zajednicën’ pa kursyer asgjë nga vetja e tyre».