«Calling names» e artistit nga Kosova si homazh për viktimat armene

Pesëdhjetë fëmijë do të lëvizin nëpër rrugët e Yerevanit të Armenisë në kujtim të atyre që kanë pësuar para plot një shekulli.




Artisti kosovar Luan Bajraktari është në konceptim e sipër të performancës, me të cilën do të paraqitet në Armeni. Ai është pjesë e festivalit performues «High Fest 2015», që mbahet nga dita e parë deri në ditën e dhjetë të muajit tetor. Festivali ka për qëllim të sjellë në kujtesë gjenocidin otoman në Armeni.

«Performanca «Calling names» ka ardhur si rrjedhojë e analizimit që i kam bërë historisë. Krejt kjo është duke u realizuar me bashkëpunëtorin nga Italia, Mish Maseti», ka thënë Bajraktari.