«Callcenter-i nga Kosova po terrorizon zviceranët»

Kështu e quan «20 Minuten» aktivitetin me ca marifete të një qendre të telefonisë nga Kosova që rekruton klientë për sigurime të ndryshme në Zvicër.

Celulari bie vetëm një herë dhe ndërpritet. Kështu disa herë në ditë. Kur i thërret ti mbrapsht, të paraqitet dikush nga Suisse Call, që aranzhon sigurime shëndetësore. Media i ka rënë në fije që qendra gjindet në Prishtinë. Humlumtimi i mëtutjeshëm nxjerr që ajo operon në mënyrë ilegale me një numër zviceran dhe për emrin zviceran që përdor gjindet në një kontest gjyqësor. SwissCall-i zviceran nga ana e tij pranon vazhdimisht ankesa nga qytetarë për bezdisje në telefon, pa patur ndonjë lidhje me këtë punë.

Drejtori i ndërmarrjes zvicerane SwissCall ndërkohë e ka mësuar për çka flitet: Qendrat telefonike në vendet e jashme anganzhojnë personel që e njohin gjermanishten, të cilët duhet të prezentohen si të angazhuar nga sigurimet e mëdha zvicerane. Për çdo rezervim ata marrin një honorar. «20 Minuten» e ka gjetur edhe shpalljen e Swiss Call-it nga Kosova, ku thuhet: «Rroga bazë 400 euro. Pas 15 aranzhimeve, çdo termin paguhet me 10 euro». Këto termine, sipas medies, iu shiten agjentëve të pavarur të sigurimeve, të cilët i vizitojnë klientët e rekrutuar dhe nënshkruajnë kontrata për sigurimet që ofrojnë.

Përfaqësuesi i një sigurimi zviceran, i intervistuar nga media thotë se truku nuk është i panjohur për sigurimet. Ai e mohon që Swiss Call-i nga Prishtina është i autorizuar nga sigurimi për t’i kontaktuar qytetarët. Përfaqësuesi i Helsana-s, njërit prej sigurimeve të apostrofuara, thotë se firma punon përjashtimisht me partnerë të kontraktuar seriozë, të cilët duhet t’i plotësojnë disa standarde të caktuara nga ajo. Megjithatë, sipas tij, kontroll të plotë nuk ka. Gjithsesi, ankesat që mbërrijnë në këtë firmë shqyrtohen me rreptësi.

Edhe një firmë tjetër sigurimesh – Visana – e njeh këtë problem. E edhe ajo e refuzon të kishte autorizuar qendrën e Prishtinës për biznesin e saj, ndonëse firma bashkëpunon me agjentë sigurimesh. Dhe nuk është ndonjë sekret që agjentët furnizohen me termine nga qendrat telefonike. Por ata kanë marrëveshje me më shumë firma sigurimesh njëkohësisht, sqaron përfaqësuesi i Visana-s për medien. Për të, «shumica e agjentëve janë seriozë».

Në fund është fondacioni për mbrojtjen e konsumatorit, ku përplasen ankesat e qytetarëve për publicitetin bezdisës. Përfaqësuesi i tij është i prerë: Firmat e sigurimeve duhet të angazhohen më shumë për të ndërprerë terrorin telefonik. Ata duhet të bëjnë marrëveshje vetëm me qendra serioze telefonike, ose telefonatat t’i realizojnë vetë. ks