Buxheti mund të arrijë në 2 miliardë euro

Projektbuxheti i miratuar nga Qeveria e Kosovës mund të pësojë ndryshime drastike deri në votimin final nga Kuvendi i Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.




Atij mund t’i shtohen projekte në vlerë mbi 300 milionë euro. Këto projekte do të mund të futen në buxhet vetëm nëse Kuvendi i Kosovës paraprakisht kalon plotësimin-ndryshimin e Ligjit për financat publike me amendamentin për t’i lejuar Qeverisë tejkalimin e kufizimit për deficit buxhetor mbi nivelin prej 2 për qind vetëm për projektet kapitale.

Nëse gjithçka shkon sipas planifikimit të Ministrisë së Financave, Kuvendi do të miratojë buxhetit që do të jetë rreth 2 miliardë euro.