Bursat për studentët duhet të unifikohen




Jo të gjithë ata që duan të studjojnë i kanë mundësitë financiare për këtë. Shpërndarja dhe shuma e bursave nëpër kantone momentalisht është shumë e ndryshme. Kësaj gjendjeje dëshiron t’i japë fund Iniciativa e Bursave që do votohet me 14 qershor të këtij viti.

Kush vjen nga kantonet Thurgau, Schafhausen apo Niedwalden, jo vetëm që i ka shanset e vogla për një bursë studimi përkundër atyre nga Vaudi, Bazeli ose Jura, por edhe shuma e saj është më e vogël. Me Iniciativën e Bursave, në radhë të parë, synohet të krijohen kushte fer, është shprehur anëtarja e kryesisë së Unionit të Studentëve Zviceranë për mediat, citon Neue Zürcher Zeitung.

Nuk shkon në Zvicër

Me këtë, për një bursë studimi dhe shanset e studimit të fëmijëve dhe të rinjëve vendosin vendbanimi dhe gjendja ekonomike e prindërve, konstaton Irène Kälin, deputete kantonale e të gjelbërve në Aargau. Sipas saj, disa duhet të punojnë fort sa i rrezkojnë studimet e tyre, të tjerë nuk ia nisin fare, sepse nuk mund ta financojnë jetesën e tyre. «Kjo është e padenjë për Zvicrën», ka pohuar ajo. Duhet Iniciativa e Bursave me qëllim që çdo i ri të mund të absolvojë një shkollim konform aftësive dhe motiacionit që ka, dhe jo konform kuletës së prindërve të tij – thotë  deputeti nacional i SP-së nga Valisi, Mathias Reynard.

Unioni i Studentëve me iniciativën synon të arrijë që në të ardhmen dhënien e bursave studentëve të shkollave të larta ta rregullojë qendra dhe jo kantonet. Ajo duhet ta vendosë kush, me cilat kushte dhe sa do të marrë. Shuma e bursës të caktohet me ligj. Sipas bartësve të iniciativës, kostoja e studimeve dhe e jetesës për studentë shkon në 24’000 franga në vit.

Këtij propozimi për ndryshime kushtuetuese Parlamenti i bën një kundërpropozim: Kantonet të cilët nuk u përmbahen kritereve të Konkordatit të bursave e humbasin të drejtën për subvencione nga Konfederata. Me këtë, sipas raportit, unifikohet vetëm ajo se kush ka të drejtë për bursë, cilat shkollime përkrahen, apo në çfarë forme orientohen bursat.

Bursa e shkurton kohën e studimeve

Me këtë propozim kauza kryesore e iniciativës – harmonizimi i sistemit të bursave – ngelet e papërmbushur. Sipas raportit, për sa i përket shumës së bursave, Konkordati shpie te një lloj unifikimi: Ai e përcakton shumën minimale për një bursë të plotë prej 16’000 frangash në vit. 16 kantonet të cilët deri tani i janë bashkuar atij obligohen që ta përshtatin legjislacionin e tyre për këtë çështje deri në mars të vitit 2018.

Përfaqësuesja e Unionit të Studentëve ka thënë se ky është vetëm hapi i parë. Mirëpo me këtë nuk zgjidhet problemi, sepse dallimet kantonale ngelin edhe më tutje. Prandaj deputetët e Unionit Studentor kishin vendosur të mos e tërheqin iniciativën e tyre.

Iniciantët e unifikimit të bursave aty shohin jo vetëm mënjanimin e një pabarazie, por edhe një shans për ekonominë. Një akces fer në shkollim i ndihmon suksesit në studime dhe  e përkrah edhe vendin dhe ekonominë e shkollimit, ka thënë përfaqësuesja e Unionit Studentor. Për më tepër, sipas saj, bursa e shkurton edhe kohën e studimit dhe studentët janë më herët në dispozicion të tregut.

Kosto më e madhe mungesa e specialistëve

Jo të gjithë studentët duhet të marrin bursë. Vetëm 15 deri 20 për qind e kërkojnë një të tillë, ka thënë përfaqësuesja e Unionit. Me ca mjete në dispozicion, një punë dhe me një bursë duhet të jetë e financuar jetesa dhe shkolla. Në çfarë mase mund të punojë një student përkrah shkollës, varet nga drejtimi që ka dhe koha që i ngelet në dispozicion.

Sipas iniciatorëve, kostoja e iniciativës do t’i kushtojë sistemit rreth 120 milion franga më tepër në vit se sa Konkordati. Por investimet në shkollim nuk paraqesin kosto, thotë deputeti i Valisit. Zvicrës i kushton mungesa e specialistëve për çdo vit miliarda të tërë.

Përveç socialdemokratëve dhe të gjerlbërtve, iniciativën e përkrahin edhe sindikatat apo Komuniteti i Zviceran i Bashkimeve Rinore të Punës me 60 organizata anëtare. Kundër janë Qeveria dhe partitë «qytetare». / ksJo të gjithë ata që duan të studjojnë i kanë mundësitë financiare për këtë. Shpërndarja dhe shuma e bursave nëpër kantone momentalisht është shumë e ndryshme. Kësaj gjendjeje dëshiron t’i japë fund Iniciativa e Bursave që do votohet me 14 qershor të këtij viti.

Kush vjen nga kantonet Thurgau, Schafhausen apo Niedwalden, jo vetëm që i ka shanset e vogla për një bursë studimi përkundër atyre nga Vaudi, Bazeli ose Jura, por edhe shuma e saj është më e vogël. Me Iniciativën e Bursave, në radhë të parë, synohet të krijohen kushte fer, është shprehur anëtarja e kryesisë së Unionit të Studentëve Zviceranë për mediat, citon Neue Zürcher Zeitung.

Nuk shkon në Zvicër

Me këtë, për një bursë studimi dhe shanset e studimit të fëmijëve dhe të rinjëve vendosin vendbanimi dhe gjendja ekonomike e prindërve, konstaton Irène Kälin, deputete kantonale e të gjelbërve në Aargau. Sipas saj, disa duhet të punojnë fort sa i rrezkojnë studimet e tyre, të tjerë nuk ia nisin fare, sepse nuk mund ta financojnë jetesën e tyre. «Kjo është e padenjë për Zvicrën», ka pohuar ajo. Duhet Iniciativa e Bursave me qëllim që çdo i ri të mund të absolvojë një shkollim konform aftësive dhe motiacionit që ka, dhe jo konform kuletës së prindërve të tij – thotë  deputeti nacional i SP-së nga Valisi, Mathias Reynard.

Unioni i Studentëve me iniciativën synon të arrijë që në të ardhmen dhënien e bursave studentëve të shkollave të larta ta rregullojë qendra dhe jo kantonet. Ajo duhet ta vendosë kush, me cilat kushte dhe sa do të marrë. Shuma e bursës të caktohet me ligj. Sipas bartësve të iniciativës, kostoja e studimeve dhe e jetesës për studentë shkon në 24’000 franga në vit.

Këtij propozimi për ndryshime kushtuetuese Parlamenti i bën një kundërpropozim: Kantonet të cilët nuk u përmbahen kritereve të Konkordatit të bursave e humbasin të drejtën për subvencione nga Konfederata. Me këtë, sipas raportit, unifikohet vetëm ajo se kush ka të drejtë për bursë, cilat shkollime përkrahen, apo në çfarë forme orientohen bursat.

Bursa e shkurton kohën e studimeve

Me këtë propozim kauza kryesore e iniciativës – harmonizimi i sistemit të bursave – ngelet e papërmbushur. Sipas raportit, për sa i përket shumës së bursave, Konkordati shpie te një lloj unifikimi: Ai e përcakton shumën minimale për një bursë të plotë prej 16’000 frangash në vit. 16 kantonet të cilët deri tani i janë bashkuar atij obligohen që ta përshtatin legjislacionin e tyre për këtë çështje deri në mars të vitit 2018.

Përfaqësuesja e Unionit të Studentëve ka thënë se ky është vetëm hapi i parë. Mirëpo me këtë nuk zgjidhet problemi, sepse dallimet kantonale ngelin edhe më tutje. Prandaj deputetët e Unionit Studentor kishin vendosur të mos e tërheqin iniciativën e tyre.

Iniciantët e unifikimit të bursave aty shohin jo vetëm mënjanimin e një pabarazie, por edhe një shans për ekonominë. Një akces fer në shkollim i ndihmon suksesit në studime dhe  e përkrah edhe vendin dhe ekonominë e shkollimit, ka thënë përfaqësuesja e Unionit Studentor. Për më tepër, sipas saj, bursa e shkurton edhe kohën e studimit dhe studentët janë më herët në dispozicion të tregut.

Kosto më e madhe mungesa e specialistëve

Jo të gjithë studentët duhet të marrin bursë. Vetëm 15 deri 20 për qind e kërkojnë një të tillë, ka thënë përfaqësuesja e Unionit. Me ca mjete në dispozicion, një punë dhe me një bursë duhet të jetë e financuar jetesa dhe shkolla. Në çfarë mase mund të punojë një student përkrah shkollës, varet nga drejtimi që ka dhe koha që i ngelet në dispozicion.

Sipas iniciatorëve, kostoja e iniciativës do t’i kushtojë sistemit rreth 120 milion franga më tepër në vit se sa Konkordati. Por investimet në shkollim nuk paraqesin kosto, thotë deputeti i Valisit. Zvicrës i kushton mungesa e specialistëve për çdo vit miliarda të tërë.

Përveç socialdemokratëve dhe të gjerlbërtve, iniciativën e përkrahin edhe sindikatat apo Komuniteti i Zviceran i Bashkimeve Rinore të Punës me 60 organizata anëtare. Kundër janë Qeveria dhe partitë «qytetare». / ks