Burrave iu duhen më pak orë për patentshoferin, gratë i japin veturës më mirë

Këtë e dëshmon një hulumtim me 570 kandidate dhe kandidatë për patentshofer përpara se të paraqiten për provim. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se burrat janë shoferë më të mirë.

Mesatarisht, gratë marrin 29 orë ushtrime me veturë përpara se të bëjnë provimin, kurse burrave iu mjaftojnë 20 orë. Rezultatet e studimit me 570 kandidatë – sa burra aq edhe gra – i ka shpallur portali «Fahrervergleich.ch». Kjo do të thotë që gratë paguajnë 800 deri 900 franga më tepër se sa burrat për stërvitje me veturë. Ndërsa në total gratë në Zvucër japin 40 milion franga për mësimin e ngarjes së veturës. Realisht, nuk është se burrat i japin më mirë veturës; diferenca në orë, sipas ekspertëve, shpjegohet me nevojën për siguri që kanë gratë.

Mësuesi i një autoshkolle pohon se djelmoshat e rinj nguten më tepër për t’u futur në provim. «Nganjëherë duhet t’i ndalojmë, sepse nuk janë askund të pjekur për t’iu nënshtruar provimit», citon «20 Minuten». Ndërsa një instruktore grua është shprehur: «Nuk është se gratë janë më të këqija në ngarjen e veturës, por se burrat këtë e shohin si një garë, kurse për gratë kjo thjeshtë nuk ka përparësi», vazhdon media.

Për të gjithë situatën fajtore janë edhe familjet. Një instruktore tjetër grua e ka nga kandidatet e saja: Prindërit ngarjen e veturës më me qejf e ushtrojnë me djemtë, se sam e vajzat. «Nga frika e aksidenteve», transmeton media. Kurse instruktori shton se burrat janë më ambiciozë dhe dëshirojnë të mund t’i bëjnë të gjitha menjëherë. Në kuatotat e kalimit të provimit nuk ka dallime ndërmjet gjinive. Për më tepër, besohet që burrat nuk janë të sinqertë në deklarimn e orëve të ushtrimeve për t’i dhënë makinës. Gratë nuk turpërohen për kohën e investuar në një përgaditje solide, kurse burrat mburen me sa më pak orë stërvitje.

Njëra prej instruktoreve bën bilancin: «Talenti nuk ka të bëjë me gjininë». Megjithatë, sipas saj, ka disa manovra të cilat për shkak të aftësisë së tyre për orientim në hapsirë, gratë nuk i realizojnë mirë. Kurse instruktori vërenë që gratë në fillim fare e vlerësojnë më keq madhësinë e automjetit se sa burrat. Një gjë tjetër te gratë që mund të merret si disavantazh, por edhe si avantazh është kujdesi që ato tregojnë kur janë në trafik – shton instruktorja.

Gjithsesi gatishmëria e burrave për të rrezikuar është një problem. Sipas statistikave ata përfshihen më shpesh në aksidente të rënda se sa gratë. Për më tepër, ata shkaktojnë edhe më shumë dëme të llamarinës, ka vërejtur sigurimi Axa Wintherur. Në vit ai regjistron 220’000 deri 250’000 raste me dëmtime të tilla. Dhe 40 për qind e tyre vijnë nga gratë, kurse 60 – nga burrat. Në përgjithësi, gratë shkaktojnë pesë për qind më pak dëme se burrat. Te shoferët e rinj, dallimi është ende më i madh. ks