Burgoset një radikal nga Winterthuri

Për herë të parë prokuroria e shtetit burgos një figurë qëndrore të komunitetit të salafistëve të Winterthurit: konvertitin S. Ai ishte frekuentues i xhamisë An' Nur, e udhëhiqte aksionin «Liess!» për shpërndarjen e Kuranit dhe sillej në të njëjtat qendra fitnesi sikurse edhe të tjerë «udhëtarë të xhihadit» nga Winterthuri. Njëri prej tyre - shqiptari tani më i vrarë Valdet Gashi.

Pamje nga Winterthuri. Foto: SilvanBachmann / Shutterstock.com

Qyteti ka namin e bastionit të salafistëve në Zvicër. Nga ky qytet për në Siri a Irak, për te «shteti islamik», janë nisur së paku katër të rinj të radikalizuar. Një të dyshuar për këtë prokuroria së shpejti do ta nxjerrë përpara gjyqit. Megjithatë nuk janë zbuluar ndonjëherë njerëzit që fshihen prapa të radikalizuarve, transmeton «swissinfo.ch».

Konvertiti S. mendohet se është njëri ndër njerëzit kyq të skenës së xhihadistëve në Zvicër. Prokuroria nuk është shprehur akoma për akuzat kundër tij, por mendohet se flitet për përkrahje dhe pjesëmarrje në një oprganizatë terroriste. Ngelet e paqartë nëse kjo akuzë do të mund të provohet. Deri tani vlen prezumimi i pafajsisë. Para pak kohësh Gjyqi i Masava të Detyruara e ka miratuar një zgjatje të burimit për shkak të  – sikurse thuhet – rrezikut të errësimit.

Edicioni i lajmeve i televizionit publik zviceran prej mëse një viti është duke e vëzhguar S.-në. Dhe gjurmimet tregojnë që konvertiti i Winterthurit nuk ishte thjesht një vizitor i xhamisë An‘ Nur, po një njeri i respektuar prej të rinjve në procesin e radikalizimit. Ai kishte qasje në hapësirat më të thella të faltores dhe ka qëndruar në kontakt të ngushtë me imamët Amine I., Shefik S. por edhe Atia E. Pas namazeve ai ka spikatur duke shkëmbyer me të rinjtë dhe ka ndjekur video me këngë të ISIS-it në celular.

Gjëra të tilla nuk kanë ndodhur vetëm në xhami, por edhe në disa qendra fitnesi dhe në një hapësirë stërvitjeje sportesh marciale në Winterthur. Ai është parë edhe me pantallona stërvitjeje të stilit «MMA-Suna-Gym» (Mixed Martial Arts) të Valdet Gashit. Salla «Sunna» do të thotë «udha e drejtë e profetit». Gashi kishte shkuar në Siri, sikurse edhe së paku dy frekuentues të tjerë të një MMA-Sunna-Gymsi.

Rreti i tretë dhe më i rëndësishmi, sipas medies, ku S. ka pasur një rol qëndror, ka qenë aksioni i shpërndarjes së Kuranit «Lies!» e salafistit gjermano-palestinenz Abou Nagie. Bashkë me këtë S. e ka vizituar një shtypshkronjë të Kuranit në Barcelonë dhe nën udhëheqjen e tij S. e ka themeluar edicionin zviceran të projektit «Lies!»

S. është njohur si Emiri, që do të thorë «Komandanti». Ai, thuhet në raport, ndonjëherë qa qëndruar edhe personalisht në stendat e aksionit «Lies!». Nga ky projekt kanë udhëtuar së paku dy xhihadistë të njohur nga Winterthuri për në Siri dhe një nga Arboni am Bodensee.

Për shkak të hetimeve që po vazhdojnë, prokuroria nuk është prononcuar lidhur me burgosjen e S.-së për emisionin e lajmeve «Rundschau» të televizionit publik zviceran. ks