Bullgaria përkrah Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Shteti i Bullgarisë ka shprehur përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe për proceset integruese në Bashkimin Evropian.




Këtë qëndrim të Bullgarisë e ka shprehur presidenti i këtij shteti Rosen Plevneliev, i cili sot në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, u takua me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Në takim, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, u bisedua për përkrahjen e Bullgarisë për Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe në proceset integruese në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Isa Mustafa në takim kryeministrin bullgar e njoftoi për reformat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës dhe progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës.

«Ne me të drejtë presim që këto procese të finalizohen shumë shpejt, pasi që Kosova ka kryer obligimet e saj dhe tashmë i mbetet Bashkimit Evropian që të marr vendimin politik për finalizimin e këtyre proceseve», ka theksuar kryeministri Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi presidentin Plevneliev edhe për angazhimin e Kosovës për anëtarësim në UNESCO, në INTERPOL, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare, duke kërkuar përkrahjen e Bullgarisë.

Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev, duke përgëzuar Qeverinë e Kosovës për progresin që po arrihet në Kosovë dhe rolin e saj në rajon dhe më gjerë, shprehu përkrahjen e Bullgarisë për Kosovën në të gjitha fushat.