Bujqit dhe refugjatët në Zvicër dalin me bilanc pozitiv

Bashkimi i Bujqëve e lavdëron punën e refugjatëve, ndërsa këta të fundit vlerësojnë se i kanë përmirësuar njohuritë e gjuhës dhe të bujqësisë. Një projekt që do të vazhdojë.

Foto: Alexander Chaikin / Shutterstock.com

Bujqit lansuan vitin e kaluar një pilot-projekt dhe angazhuan 13 refugjatë. Të mërkurën doli bilanci: Të dyja palët janë të kënaqur – projekti do të vazhdojë. Përpjektjet e refugjatëvë kishin qenë të dobishme si për vetë ato, ashtu edhe për punëdhënësit. Për më tepër, refugjatët i kanë përmirësuar njohuritë e tyre të gjuhës së nikoqirëve dhe dhe i kanë zgjeruar njohuritë për bujqësinë. Puna është kryer në cilësinë e pritur, ndërsa integrimi i refugjatëve dhe familjeve të tyre ka qenë i suksesshëm. Në tre raste është vazhduar kontrata e punës, njëri prej refugjatëve do të vijojë kursin për agro-praktikant.

Megjithatë, refugjatët ishin konfrontuar me sfida, dhe koordnimi nuk kishte qenë edhe gjithaq i lehtë, sepse në procesin e ndërmjetësimit ishte dashur përfshirja e shumë partnerëve. Ideja është që refugjatët të aftësohen për në tregun e punës dhe të integrohen më mirë. Projekti do të vazhdojë, sikurse ishte planifikuar, deri më 2018. Ai ishte lansuar nga Bashkimi i Bujqëve dhe Sekretariati për Emigracioni. Çdo vit duhet të punojnë nga 15 refugjatë me status të pranuar apo përkohësisht të pranuar nga tre deri 12 muaj në bujqësi. Interesimi ekziston: Në Bashkimin e Bujqëve kanë hyrë tani më 17 paraqitje për punë. Momentalisht dhjetë refugjatë janë të angazhuar, dy të tjerë do të fillojnë me punë në verën e vonë.

Sfondin e projektit e përbën miratimi i Iniciativës për Migrimin Masiv të 9 shkurtit 2014, në kuadër të të cilit bujqësia duhet ta ezaurojë potencialin e brendshëm të fuqisë punëtore më mirë. Dhe, bujqit zviceranë gjatë të korurave dhe kohës së vegjetacionit angazhojnë çdo vit nga 25’000 deri 35’000 forca të huaja punëtore. Ndërsa në anën tjetër ka mijëra refugjatë me status të pranuar në moshë të rritur që nuk gjejnë një vend pune. Arsyet e kësaj janë mungesa e njohurive të gjuihës, mungesa e shkollimit dhe barrierat administrative. ks