Bujku zviceran që për kumborën e lopës shkon deri në Gjyqin Federal

Një histori me sharm zviceran. Fqinjët e Manuelit në malësi nuk i merr gjumi nga kumborat e lopëve të tij, prandaj ai natën duhet t’ua heqë ato. Kështu ka vendosur gjyqi, por bujku nuk pajtohet assesi me këtë.

Në kullotat në afërsi të Wald-it, malësi e Cyrihut, ende dëgjohen kumborat. «Deri sa vendimi i gjyqit nuk është fuqiplotë, nuk ua heq kumborat», e citon «20Minuten» 37-vjeçarin Manuel Zwischenbrugger. Nëse ka nevojë, punën do ta çojë deri në Gjyqin Federal, i thotë ai medies duke ledhatuar viçin. Manueli këtë e nuk e bën vetëm për vete, «kjo u përket të gjithë bujqve». Ai ruan prej 12 vitesh shtatë deri 16 gjedhe në këtë «vend idilik», varësisht nga stina. Mirëpo, as 200 metra më tutje janë gjashtë shtëpi. Manueli me të gjithë ia çon mirë, vetëm njëri prej tyre ankohet se kumborat e lopëve të tij i «shkojnë në nerva».

«Lopëve u shkojnë kumborat – kjo ka lezet», është i bindur Manueli. Për më tepër, ai kështu e merr vesh nëse ndonjëra prej tyre është shmangur. Edhe lopët orientohen kështu me njëra-tjetrën… Pa to gjithçka do të ishte kaotike, i shpjegon bujku gazetares. Por, nëntorin e kaluar fqinji nga bezdia e kumborave i ishte drejtuar policisë. Pas kësaj, Këshilli Komunal kishte vendosur një ndalim të kumborave në hapësirën e pronës. Dhe vendimin Manuelit ia ka kumtuar kryetari i Këshillit në shkurt. Manueli është shumë i zhgënjyer nga kryetari që nuk është angazhuar në anën e tij, «fundja ai është vetë bujk».

Komuna nuk është prononcuar për rastin. Manueli vendimin e ankimon në Gjyqin e Rekursit të Ndërtimit dhe gjykatësit e evidentojnë zhurmën brenda gardhit të kullotës së Manuelit. Që në këtë moment ai e kishte nuhatur se puna nuk do t’i dilte për hajër. Dhe kështu rezultoi: Gjykatësit kishin konstatuar që kumbimet e zileve ishin shumë të zhurmshme dhe se gjumi i fqinjëve ishte më i rëndësishëm se sa kumborat e lopëve. Deri sa vendimi të marrë formën e prerë, Manueli duhet t’ua heqë kumborat lopëve, së paku natën. Ai është i dëshpëruar dhe pyet se çka e pret pas kësaj: «Edhe pak ne bujqve do na e ndalojnë edhe plehërosjen dhe kositjen.» Manueli është i bindur se vetëm një instancë më e lartë mund ta sjellë drejtësinë në vend. «Përndryshe kjo bëhet një leje për të gjithë që u pengon kumbora», i thotë ai gazetarit me shikim nga shtëpia e fqiut. «Ata bën mirë të punojnë pak më shumë ditën. Atëherë do të flejnë më qetë natën.»

Manuelit i vjen në ndihmë Shoqata të Bujqve. Drejtori i saj është për ruajtjen e kumborës të lopëve. «Ato janë një e mirë kulturore dhe iu ndihmojnë bujqve t’i gjejnë më kollaj lopët», pohon ai. Drejtori është i befasuar nga vendimi i gjyqit: «Nëse raste të tilla, deri tani, gjyqet kanë vendosur në favor të bujqve», vazhdon ai. Shoqata dëshiron të marrë kontakt me Manuelin dhe ta ndihmojë atë në gjykimin e mëtutjeshëm. ks