Britanikët dhe zviceranët: dy popuj mes kryeneçësisë dhe mençurisë

Zviceranët nuk duan të hyjnë në BE, britanikët sot po votojnë nëse duan të dalin nga BE. Por ka shumë gjëra të tjera që i bashkojnë britanikët dhe zviceranët. Një listë me shembuj.

Foto: Shutterstock

1.
Zürichu dhe Londra janë qytete rivale për shkak të industrisë së financave. Në të dy metropolet administrohen miliarda, qarkullojnë miliarda, paguhen kamata, shiten aksione, blihen aksione, spekulohet në bursë dhe jo vetëm aty. Londra dhe Zürichu janë qytete bankierësh. Rrjedhimisht, ato janë qytete të shtrenjta. Të dy qytetet luftojnë për t’i mbajtur bankierët me kuleta të trasha. Kur ishte kryetar i Londrës Boris Johnson i paralajmëroi bankierët e Londrës të mos shpërnguleshin në Zürich, sepse atje është e ndaluar të bësh shurrën në këmbë pas orës 22:00. Natyrisht kjo ishte një gënjeshtër.

2.
Tom E. Griffith themeloi më 1 shtator 1886 klubin e futbollit Grasshopper Club. Edhe ekipe të tjera futbolli morën emra anglezë: Old Boys në Basel, Young Boys në Bernë, Young Fellows në Zürich.

3.
Mjeku zviceran Thomas Platter (1575-1628) më 21 shtator 1599 vizitoi Globe Theatre, ku shikoi dramën Jul Çezari të William Shakespeare. Komenti i tij për shfaqjen: «E shkëlqyeshme».

4.
Turizmin malor në Zvicër e kanë bërë popullor britanikët. Më 26 korrik 1863 12 burra dhe gra nga Londra u nisën drejt Malësisë së Bernës. Ishte udhëtimi i parë në Zvicër i organizuar nga agjencia turistike Thomas Cook. Turistëve u pëlqeu në Zvicra për shkak të natyrës dhe infrastrukturës, por kronistja e udhëtimit shkroi se banorët vendas ishin të ndyrë, besonin në magji, ishin incestuoz dhe të prapambetur.

5.
Në shekullin e ’18 për shumë europianë e kishin të njohur nocionin «man Englishman», anglezi i çmendur. Ata vinin në Zvicër, ngjiteshin kodrave, lëshoheshin luginave teposhtë me ski, në staza bore gati fluturonin me sajë. Më 1884 në St. Moritz u hap shtegu i parë i bobit në botë.

6.
Piktori J.M. William Turner (1775-1851) vizitoi Europën në fillim të shekullit të ’19 dhe gjatë qëndrimit në Zvicër u inspurua për disa piktura. Akuareli i tij «The Blue Rigi, Sunrise» është shitur 8 milionë franga.

7.
Më 19 shtator 1946 Winston Churchill mbajti në Zürich fjalimin e tij të famshëm mbi Europën. Ai bën thirrje për t’i dhënë fund hakmarrjes. «Ne duhet t’ia kthejmë shpinën tmerreve të së kaluarës. Duhet të shikojmë të ardhmen». Pastaj fjalia qendrore: «Do t’Ju them diçka që do t’Ju befasoj! Hapi i parë për rikrijimin e familjes europiane të popujve duhet të jetë partneriteti mes Francës dhe Gjermanisë».